24 June 2024, 14:38
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria synon që investimet për pajisje dhe investime të mos jenë nën 20 për qind e totalit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë dorëzuar në Kuvend prej pak ditësh nënvizon ndër të tjera objektivat për shpenzimet për të qenë në harmoni me zotimet që insitucionet kanë marrë karshi traktateve ndërkombëtare.
“Për të garantuar përmbushjen e misionit kushtetues dhe arritjen e objektivave strategjikë kjo strategji mbështet një buxhet të Mbrojtjes në nivelet e kërkuara. Në përmbushje të detyrimeve nën nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit dhe në zbatim të vendimit të marrë nga krerët e vendeve aleate në Samitin e NATO-s në Vilnius 2023, do të synohet që buxheti i Mbrojtjes të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpenzimet për investime dhe pajisje e armatime të jenë në 20 për qind të buxhetit të Mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit.
Përdorimi i burimeve të Mbrojtjes në FA do të bëhet në mënyrë të balancuar ndërmjet tri kategorive kryesore të shpenzimeve (personeli, operacionet dhe mirëmbajtja, si dhe investimet për modernizimin dhe infrastrukturën), për të siguruar zhvillim harmonik e të integruar të të gjitha fushave të mbrojtjes”, thuhet në dokument.
Ndërkohë strategjia nënvizon se burimet financiare për sigurimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive, sigurohen nga buxheti i Mbrojtjes, buxheti i përbashkët i Aleancës, si dhe nga programet e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.
“Duke qenë se FARSH kanë nevoja në rritje për burime financiare, krijimi i kapaciteteve do të fokusohet në prioritete të mirë përcaktuara, me një menaxhim më të mirë, transparent dhe efikas të financave. Për të përballuar sfidat aktuale të mjedisit të sigurisë dhe ato që priten prej zhvillimeve teknologjike, vendet kanë vendosur të rrisin investimet në mbrojtje dhe mbajtur hapin me shkallën dhe kompleksitetin e ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.
Duke qenë se siguria e Aleancës është e lidhur me sigurinë e vendit tonë, do të përmbushen detyrimet për barrën financiare, do të zhvillohen aftësitë dhe kapacitetet për të menaxhuar një gamë të gjerë krizash, si dhe do të rritet kontributi në operacionet dhe misionet e NATO-s”, thuhet në strategji./ Monitor
shpenzimet e mbrojtjes
Politike
24 June 2024, 14:31
I.A
Kuvendi
TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme 30 minuta me vonesë nga parashikimi i nisjes. Sot është ...
Politike
24 June 2024, 14:02
M.B
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për t’u larguar ...
Politike
24 June 2024, 13:14
I.A
Saimir Tahiri
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama 1, Saimir Ta...
Politike
24 June 2024, 12:58
I.A
Saimir Tahiri
TIRANË- Ish-Ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme...
Politike
24 June 2024, 12:26
M.B
Selia e Partisë Demokratike
TIRANA- Sot Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje të Kryesisë. Mësohet s...
Politike
24 June 2024, 12:25
S.B
pamje nga rrëzimi i Metës
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte figura politike e rradhës i cili ...
Politike
24 June 2024, 12:16
M.B
Arben Ahmetaj
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ky ...
Politike
24 June 2024, 11:08
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin ...
Politike
24 June 2024, 10:52
M.B
Silvio Gonzato
TIRANA- Sot mbahet konferenca rajonale “Balkonomics” ku diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtar...
Politike
24 June 2024, 10:45
M.B
David Wisner
TIRANA- Sot mbahet konferenca rajonale “Balkonomics” ku diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe an&e...