9 May 2026, 11:50
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është i bllokuar. Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, Rama nënvizoi se negociatat zhvillohen vetëm me Komisionin Evropian dhe jo me shtetet anëtare.
Kryeministri tha ndër të tjera, se KE i vlerëson në mënyrë teknike përmbushjen e detyrave të Shqipërisë në çdo fazë të procesit të negociatave dhe jo në mënyrë subjektive dhe politike.
"Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me BE-në, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me komisionin, jo me shtetet. Fazë pas faze, kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vet. Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë në këtë fazë dhe të ashtuquajtura piketat e ndërmjetme. Të thuash që u bllokuan është njësoj si të shesësh ajër. Ky proces ka një nevojë të veçantë për ju, njerëzit që jeni mes këtij procesi dhe opinioni publik, për ta kuptuar si funksionon.
Garancitë është njësoj si të thuash, është njësoj sikur të thuash po shkon në luftë dhe çfarë garancie ke për të fituar luftën. Lufta fitohet duke u përpjekur, nuk ka një garanci të shkruar. Ne e kemi të shkruar. Nuk është diçka e imagjinuar, por është e shkruar, është një kalendar shumë ambicion për të mbyllur negociatat. Për ne është shumë e rëndësishme se çfarë thotë BE, sepse e shikon procesin në mënyrë teknike dhe objektive. Për ne detyra është kaluar dhe vazhdojmë me fazën tjetër," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
9 May 2026, 11:42
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian mbetet një proces i pakthyeshë...
Politike
9 May 2026, 11:35
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Europa është një djep kulturash dhe historish që bashkëveprojn&...
Politike
9 May 2026, 11:25
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka theksuar rëndësinë e forcimit t&e...
Politike
9 May 2026, 11:19
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përcjellë një mesazh në Dit&...
Politike
9 May 2026, 11:17
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Tre ditë para fundit të afatit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgje...
Politike
9 May 2026, 09:57
E. D
António Costa
BRUKSEL- Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa, ka përcjellë një mesazh në Dit&eu...
Politike
9 May 2026, 09:51
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë. Veliaj e ka p...
Politike
9 May 2026, 08:36
E. D
pamjet
TIRANË- Protestës së opozitës i ka bërë jehonë edhe agjencia turke e lajmeve Anadolu, e cila ka ndar&eu...
Politike
9 May 2026, 08:14
E. D
Marie Bjerre, Edi Rama, Marta Kos
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar sot Ditën e Europës me anë të një postimi në rr...
Politike
9 May 2026, 07:32
E. D
pamjet nga protesta
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka pasqyruar atë që ndodhi në Tiranë mbrë...