7 September 2022, 18:32
Nga e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vendimi i qeverisë shqiptare për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas sulmit kibernetik, është një akt i vonuar dhe gjysmak.
Me anë të një postimi në Facebook kreu i PD shkruan se ai në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit por kërkesa nuk është marrë parasysh nga autokrati i Tiranës, duke iu referuar kryeministrit Rama.
"Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij", shkruan Berisha.
POSTIMI I KREUT TË PD, SALI BERISHA
Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin një akt i vonuar dhe gjysmak
Të dashur miq, Republika Islamike e Iranit gjatë këtyre viteve ka projektuar për të ndërmarrë ndaj Shqipërisë një seri aktesh subversive dhe armiqësore të rrezikshme. Për këto akte, në mënyrë të përsëritur, kemi kërkuar ndërprejen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollaheve të Iranit. Por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga autokrati i Tiranës. Kjo ka patur shkaqet e veta obskure të lidhjeve të përfolura të fshehta, Rama-Veliaj me regjimin e ajatollaheve, të denoncuara nga une mënyrë të përsëritur, në parlament dhe jashtë tij. Mundet që prapa këtyre lidhjeve qëndrojnë edhe financime të fshehta të regjimit të ajatollaheve për ardhjen e PS në pushtet. Duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha aktet subversive të Iranit ndaj Shqipërisë, sot kërkoj, jo ngrirjen por ndërprerjen e plotë të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me Republikën Islamike të Iranit. sb
Sulmi kibernetik në platformat qeveritare online ka ardhur më 17 korrik, ku u dyshua se vinte nga e njëjta dorë që ka bërë sulmet vitin e fundit në shumë vende evropiane. Pas sulmit, qeveria garantoi të gjithë shqiptarët se reagimi ka qenë i shpejtë dhe të gjitha faqet dolën të paprekura dhe janë të sigurta. Hetimet nisën, ndërsa Rama pretendonte se ishin dy të dyshuar kryesorë që kishin orkestruar sulmin, por kurrë nuk përmendi emra deri më sot.
irani sulmon shqiperine sali berisha
Politike
7 September 2022, 18:11
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin kibernetik që Irani ka bërë ndaj institucionev...
Politike
7 September 2022, 17:36
e.k
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka folur ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Potam...
Politike
7 September 2022, 18:01
F.M
Ndërtesat dhe kryeministri Edi Rama
TIRANË- Milionerët që ndërtojnë, hapen majtas e djathtas janë shënjestr...
Politike
7 September 2022, 17:31
e.k
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar sot se ka dalë e...
Politike
7 September 2022, 16:43
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë 100 ditë afat Muhamet Rrumbullakut për të bërë punën e tij n...
Politike
7 September 2022, 16:37
k.m.
Pamje nga konferenca e sotme
TIRANË- Kryeministri Edi Rama teksa evidentonte problemet dhe gabimet e Policisë së Shtetit, nuk i ka kursyer l...
Politike
7 September 2022, 16:26
e.k
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë
TIRANË- Për prishjen e marrëdhënieve diplomatike të Iranit ka reaguar Kë...
Politike
7 September 2022, 16:24
k.m.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar vrasjen e 7-vjeçares në Potam, Jonada Avdiajt. Por shtoi se me zhvillimin, shtohen edhe fatkeq&eum...
Politike
7 September 2022, 16:19
f.m;i.a
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të krijojnë një njësi speciale policore për të monitoruar akti...
Politike
7 September 2022, 16:14
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sistemin e drejtësisë dhe 'pastrimin' e figurave të inkriminuara. Nga Ministria e B...