17 January 2026, 15:57
Nga E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se vetëm guximi qytetar mund ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza e thellë politike dhe sociale. Një një intervistë për Syri.Net, Meta nënvizon se qeveria nuk mund të rrëzohet me deklarata, por vetëm me reagim të vendosur qytetar kundër korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë.
Duke folur për protestën kombëtare të thirrur më 24 Janar, Meta thekson se zemërimi i akumuluar i shqiptarëve duhet të shpërthejë në protesta të fuqishme, duke e cilësuar këtë datë si një “shkëndijë jetike” për të mbajtur gjallë revoltën deri në ndryshimin e shumëpritur.
Pjesë nga intervista:
Opozita ka thirrur protestë kombëtare më 24 janar. A mund të përmbyset kjo Qeveri me protesta?
Është e sigurt se kjo Qeveri nuk mund të rrëzohet vetëm me konferenca shtypi. Për 5 ditë qyteti i Vlorës mbeti pa ujë dhe askush nuk e vriste mendjen sepse patronazhistët kishin vjedhur një pajisje rezervë.
Por menjëherë sa qytetarët e Vlorës nisën protestën erdhi tubi me avion special.
Zemërimi dhe revolta është në ndërgjegjen e çdo shqiptari të ndershëm duke përfshirë këtu edhe shumë socialist që jo vetëm përmbyten njësoj si në Durrës, Fier e gjetkë, por edhe që vidhen njësoj me hidrovore dhe kolektorë që nuk punojnë, por edhe argjinatura të sapoinaguruara që rrëzohen si ajo e Semanit.
Sikur të mos mjaftonin këto, qytetarët shpallen edhe fajtorë nga Kreu i Organizatës Kriminale se fajin e paskan ata që hedhin shishe plastike. Po kjo administrata e tij vendore e qendrore që është dyfishuar në këto 10 vite çfarë bën?
Ndaj zemërimi duhet të shpërthejë përmes protestave lokale dhe kombëtare që këto fatkeqësi që vijnë nga korrupsioni i pafre të mos përsëriten më.Ndaj edhe protesta e 24 Janarit është shumë e rëndësishme të shërbejë si një shkëndijë jetike që mban gjallë flakën e revoltës deri në Ndryshim./Dosja.al
ilir meta
Politike
17 January 2026, 14:49
I.A
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj akuzave të kreut të Partisë Demokrat...
Politike
17 January 2026, 13:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha ka bërë thirrje publike për mobilizim qytetar, duke ftuar çdo shqip...
Politike
17 January 2026, 13:39
I.A
Edi Rama
GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka krijuar sot një grup pune për bashkërendimin qeveri-pushtet vendor. Gjatë takimit me...
Politike
17 January 2026, 13:38
I.A
Edi Rama
GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mjedisi dhe siguria ushqimore janë dy nga sfidat më komplekse të anëtarë...
Politike
17 January 2026, 13:32
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha akuzoi qeverinë për shpërdorim dhe vjedhje masive të fondeve publike gjatë 12 viteve të fund...
Politike
17 January 2026, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi për qytetarët gjatë bashkëbisedimit me ta se ësht&...
Politike
17 January 2026, 13:08
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha i bën thirrje diasporës shqiptare të organizojë protesta të fuqishme para institu...
Politike
17 January 2026, 12:53
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se beteja aktuale nuk është thjesht politike, por një luftë për mbi...
Politike
17 January 2026, 12:51
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se primaret brenda Partisë Demokratike do të mbeten si instrument vendimtar i pjesëma...
Politike
17 January 2026, 12:48
I.A
GOLEM- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se arsimi profesional duhet të jetë prioritet për bashkitë. Gjatë takimi...