13 September 2022, 12:11
Nga A.B
Komisioni
TIRANË- Zëvendës ministri i Brendshëm Andi Mahila deklaroi ditën e sotme se fenomeni i largimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe nuk është fenomen i panjohur. Gjatë komisionit të Ligjeve, u diskutua sot projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin. Ai u shpreh se trajtimi i migracionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE-së. Po ashtu ai shtoi se institucionet janë të angazhuara për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm.
'Për saktësi, deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve. Kjo marrëveshje është një nga këto format. Probleme me BE po të ishte numri zero do ishte më e mira e mundshme, nuk është. Parë nga një këndvështrim krijon shqetësim por dhe strukturat pëgjegjëse në shtet e BE, në Francë, Gjermani, të cilët janë të ligjshmë mbase në momentin në BE, veprimi i kalimit të La Mansh i bën të paligjshëm.
Ka shumë prej tyre që janë të rregullt në BE, pra nuk përbën problem për BE në këtë moment por kalimi i La Manshit përbën problem. Trajtimi i mirgacionit të paligjshëm është objekt i punës dhe i organeve të vendeve të BE. Nuk është fenomen i panjohur dhe krijon shqetësim deri në atë fazë se si të përballohet por jo të kalojë në një diskutim… të paktën dei në këto momente. Kur shtetet e BE shikojnë që Shqipëria, institucionet janë të angazhuara plotësisht për minimizimin e burimit të këtij migracioni të paligjshëm, kjo nuk është se kalon në atë shqetësimin që të bëhet shkaktar për mosavancimin e vendit në BE.'- deklaroi Mahila.
andi mahila komisioni i ligjeve
Politike
13 September 2022, 12:04
F.M
Reforma, Taulant Balla dhe Dhurata Çupi
TIRANË- Partia Socialiste dhe ajo Demokratike janë rifutur në debat përsa i përket ...
Politike
13 September 2022, 11:49
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se djemtë shqiptarë që q&eum...
Politike
13 September 2022, 11:42
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Ditën e sotme po diskutohet në Komisionin e Ligjeve, Projektligj Për ratifikimin e memorandumit të m...
Politike
13 September 2022, 11:28
A.B
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kërkoi informacion se përse është miratuar me urgjencë...
Politike
13 September 2022, 10:37
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se PS i qëndron ndarjes aktuale territorale...
Politike
13 September 2022, 10:37
A.B
Olta Xhaçka dhe Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i është drejtuar me një k&...
Politike
13 September 2022, 10:32
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme seçdo qytetar i Shqip...
Politike
13 September 2022, 10:24
A.B
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër K...
Politike
13 September 2022, 10:17
F.M
Rudina Hajdari
TIRANË- 24 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina Hajdari e kujton 12 Shtatorin si një ditë që i ndryshoi ...
Politike
13 September 2022, 09:07
F.M
ekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe Edi Rama
TIRANË- Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefon...