16 June 2025, 15:15
Nga M.B
Albana Vokshi
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi tha sot në Kuvend se Shqipëria sot përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë. Ajo theksoi se shteti është bërë bashkë me krimin, po ndalin rotacionin në qeverisje. Gjithashtu ajo iu drejtua kryeparlamentares Elisa Spiropali duke i thënë se duhe të lexonte raportet ndërkombëtare para se të drejtohej sipas saj, në mënyrë arrogante.
"Vetëm mua nuk ma dhatë fjalën, shpresoj të mos kesh marrë urdhër nga bandat kriminale me të cilat ke bashkëpunuar që ia ke dorëzuar zgjedhjet e fundit Blendi Gonxhes, dhe që vazhdojnë komandojnë nga atje ku janë për dhënien e fjalës. Turp është që të shkosh në sallat e Brukselit e të flitet për zgjedhje që janë dhunuar, ky është turp. Turp është që pikërisht që kjo mënyrë se si Elisa drejton Parlamentin është në 10 pika të raportit, nuk drejtohet kështu.
Lexoje raportin para se të drejtosh në mënyrë arrogante çdo nen të rregullores. Mendon se s’po ma jep fjalën për procedurë dhe do më mbyllësh gojën, se unë prap nuk do mund të them ato që kam për të thënë. Do i them. Turp është që Shqipëria përmendet si narkoshteti i vetëm në Europë, falë Edi Ramës. Trup është kur ministrat e deputetët e PS, drejtues të policisë, gjyqtarë e prokurorë përmenden në SkyEcc.
Mos mendoni se europarlamentarët nuk i dinë. Shteti është bërë bashkë me krimin dhe këto struktura kriminale po ndalin rotacionin. Nuk e thamë ne këtë, por kryetari i misionit të vëzhguesve, një nga eurodeputetët me korrekt. Një nga politikanët më të mirënjohur gjerman, kishte informacion përtej nesh", tha Vokshi.
kuvend
Politike
16 June 2025, 15:10
Hashim Thaçi
HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim për vaz...
Politike
16 June 2025, 15:05
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Deputeti i PD-së, deputeti Flamur Noka duke folur në seancën parlamentar, u shpreh se, do të sqaronte opinioni...
Politike
16 June 2025, 15:02
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi opozitën sot në Kuvend t...
Politike
16 June 2025, 14:58
N.F
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Kosovë, Nenad Rashiç, ka bërë thi...
Politike
16 June 2025, 14:45
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu referua sot në Kuvend raportieve ndërkombëtare. Ajo tha...
Politike
16 June 2025, 14:41
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, prezantoi sot në Kuvend, projektligjin p&...
Politike
16 June 2025, 14:30
M.B
Aulon Kalaja
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet ...
Politike
16 June 2025, 14:20
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës sot ...
Politike
16 June 2025, 13:48
N.F
Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka debatuar me kryeparlamentare Elisa Spiropali pasi sipas tij q...
Politike
16 June 2025, 13:49
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka akuzuar partitë në Kuvend se po zvarrisin qëllimisht në ...