LIVE UPDATES
Aktualitet

"Shtrëngojeni kollaren njëherë të lutem"/ Qytetari thirrje Ministrit të Brendshëm: Mobilizo policinë për të zbardhur vrasjet dhe për të arrestuar Ergys Agasin

Gjatë fjalës së tij në tubimin para kryeministrisë, ai tha se Policia e Shtetit duhet të fokusohet te zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe jo te dhuna ndaj protestuesve.

24 July 2026, 20:50 Nga E. D
"Shtrëngojeni kollaren njëherë të lutem"/ Qytetari
protestuesi

TIRANË- Një protestues i ka drejtuar një mesazh Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari. Gjatë fjalës së tij në tubimin para kryeministrisë, ai tha se Policia e Shtetit duhet të fokusohet te zbardhja e ngjarjeve kriminale dhe jo te dhuna ndaj protestuesve. Duke iu referuar ministrit me shprehjen “Besforti i pabesë”, qytetari kërkoi që strukturat e rendit të angazhohen për identifikimin e autorëve të disa ngjarjeve të rënda kriminale dhe arrestimin e Ergys Agasit.

"Kam dy fjalë për ministrin e Brendshëm, Besfortin e pabesë. Zoti ministër, shtrëngojeni kollaren njëherë të lutem, dhe mobilizoje policinë për identifikimin dhe arrestimin e autorit të vrasjes së Eglant Koçit para një muaji, për arrestimin e Ergys Agasit, për identifikimin e trupit të pajetë të Jan Prengës dhe për shumë të tjerë të vrarë që nuk dihet se ku janë. Ne nuk kemi dalë këtu të lypim liri dhe mëshirë, sepse ata që lypin liri dhe mëshirë gjunjëzohen para pushtetit. Ne jemi në këmbë dhe liria fitohet vetëm në këmbë. Për shumë vite na kanë dashur të heshtur, të ulim kokën dhe të përtypim padrejtësinë. Ne nuk jemi mbledhur këtu kundër Shqipërisë, sikur thonë bijtë dhe bijat e komunistëve. Ne jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, për një Shqipëri ku nderi nuk blihet me bileta koncertesh dhe ligji nuk shitet me shishe vere. Për një Shqipëri ku djersa e popullit nuk shkelet nga këmbët e pista të Edi Ramës. 

E keni harruar se kujt duhet t’i shërbeni, por po ju tregojmë se asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Karriget ndërrohen, emrat harrohen dhe populli mbetet. Kur populli çohet me dinjitet dhe pa frikë, nuk ka pushtet që mund ta ndalë. Mos harroni se sa herë një prej nesh largohet nga vendi, Shqipëria varfërohet. Dhe nuk varfërohet vetëm për bukë, por edhe për dije, liri dhe jetë. Populli ynë do të mbetet mbi çdo pushtet dhe çdo hije tuajën. Ne nuk kemi ardhur të mbjellim përçarje, por të zgjojmë ndërgjegjen. Kemi ardhur të ndezim shpresën prej 55 ditësh, që nuk mund ta fikë dhuna e Besfortit të pabesë, që vetëm besë e burrëri nuk ka. Prandaj, ta dëgjojnë mirë 140 krimat në Parlament që kujtojnë se Shqipëria u përket atyre. Shqipëria nuk është plaçkë që ndahet dhe fron që trashëgohet. Është amanet. Amaneti nuk shitet, nuk tjetërsohet dhe nuk poshtërohet. Më në fund kombit tonë i ka ardhur ndërgjegjja dhe Taulant Balla, Zegjinia, nuk mundën të na ndalin drejt fitores dhe demokracisë," tha qytetari./Dosja.al

besfort lamallari tirane protesta kunder rames protestuesi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...