20 November 2023, 10:42
Nga A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pas mbylljes së seancës plenare, ku miratua buxheti i 2024-ës, vetëm me votat e PS-së, dënoi ashpër këtë akt. Për gazetarët, ai tha se rrethimi i sallës së Kuvendit me Gardistë, është antikushtetuese dhe e paprecedentë.
“Do të duhet ju t’i kërkoni llogari kryetares së Kuvendit se pse ju gënjeu të shtunën ku mohoi urdhrin e paligjshëm, që mbushi sallën e Kuvendit me gardistë. Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama. Një frikacak që për të ardhur në seancë blindoi sallën. Nuk kemi përplasje me Gardën. Nuk e kemi betejën me Gardën e Republikës. Sipas Ligjit Garda nuk mund të futet në seanca për të rrethuar deputetët e Kuvendit.
“Sa i përket betejës së opozitës, ne do ta vazhdojmë në Kuvend. Nuk do lejojmë punimet normale të Kuvendit. 4 minuta e 29 sekonda plenare, do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Në asnjë moment nuk kam deklaruar që do bllokojmë votimin, sepse hajdutët me mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ama beteja jonë është për t’iu treguar çdo qytetari që ky nuk është Parlamenti që i përfaqëson. Do ndjekim edhe hapa të tjerë institucional mbi vendosmërinë tonë”, u shpreh Bardhi.
gazment bardhi
Politike
20 November 2023, 10:18
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha foli për mediat jashtë parlamentit pas seancës që zgjati vetëm 5 minuta,...
Politike
20 November 2023, 10:05
r.ll
kuvendi
TIRANË- Mes tensioneve dhe flakëve në Kuvend, në seancën që zgjati vetëm 5 minuta është miratuar proj...
Politike
20 November 2023, 10:05
A.B
Kuvendi
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë ndezur zjarr në Kuvendin e Shqipërisë. Gardistët kanë shp...
Politike
20 November 2023, 10:03
A.B
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh nga salla e Kuvendit, se kryeministri Edi Rama ka amnistuar për her...
Politike
20 November 2023, 10:02
A.B
Edi Rama
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi ...
Politike
20 November 2023, 10:02
kuvendi
Nis seanca plenare, Noka ndez tymuese në Kuvend...
Politike
20 November 2023, 09:46
r.ll
sali berisha
TIRANË- Teksa pritet të nisë seanca e sotme plenare, kjarriget janë përmbysur në mes të sallës së...
Politike
20 November 2023, 09:32
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit është treguar i ashpër me disa për...
Politike
20 November 2023, 09:35
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Teksadeputetët e Partisë Demokratike mbërritën në parlament ditën e sotme, kreu i Partisë Demo...
Politike
20 November 2023, 09:26
A.B
Deputetet
TIRANË- Punonjësit e Gardës kanë kontrolluar deputetët e Partisë Demokratike para hyrjes në sallën e Kuve...