12 September 2026, 10:18
Nga I.A
Zjarret
TIRANË- Situata e zjarreve në vend paraqitet e përmirësuar, teksa gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 vatra zjarri. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 28 prej tyre janë shuar, 3 vijojnë të jenë nën monitorim, ndërsa vetëm një vatër mbetet aktive.
Vatra aktive ndodhet në fshatin Gallatë, në njësinë administrative Milot, Bashkia Kurbin. Zjarri ka ardhur nga territori i Bashkisë Mat, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen me mjete.
Në Qarkun Tiranë janë shuar zjarret në Malin e Dajtit dhe Malin me Gropa. Ndërkohë, në Dibër vijojnë nën mbikëqyrje vatrat në Lundre–Madhesh, Cerrujë dhe Selishtë, pa rrezik për banesat. Të shuara janë edhe vatrat në Porav, Rragam dhe malin e Tërbunit në Shkodër, si dhe në qarqet Fier, Mallakastër, Elbasan dhe Korçë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 28 janë shuar plotësisht, 3 mbeten nën mbikëqyrje dhe vetëm 1 vatër vijon aktive. Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.
Situata paraqitet ndjeshëm më e përmirësuar. Në Qarkun Tiranë, vatra në Malin e Dajtit, ku gjatë ditës së djeshme operuan edhe 33 forca ushtarake, është fikur, ndërsa e fikur rezulton edhe vatra në Malin me Gropa. Në Qarkun Dibër, vatrat në Lundre–Madhesh, bashkia Mat, në Cerrujë të Klosit dhe në Selishtë mbahen nën mbikëqyrje, pa rrezik për zonat e banuara.
E vetmja vatër aktive mbetet ajo në fshatin Gallatë, njësia administrative Milot, Bashkia Kurbin, e ardhur nga territori i Bashkisë Mat. Terreni i vështirë pengon operimin e mjeteve, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Qarkun Shkodër, vatrat në Porav, Rragam dhe malin e Tërbunit rezultojnë të fikura.
Po ashtu, janë fikur vatrat e raportuara në Fier/Mallakastër, Elbasan dhe Korçë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Dosja.al
ministria e mbrojtjes
Aktualitet
12 September 2026, 09:33
I.A
Policia
KAMËZ- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm n...
Aktualitet
12 September 2026, 09:32
I.A
Aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor është regjistuar mëngjesin e sotëm në Tiranë në rrugën “Bardh...
Aktualitet
12 September 2026, 09:15
I.A
GREQI- Një arratisje e organizuar si në filma ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Greqi, gjatë transferimit të një t&e...
Aktualitet
12 September 2026, 08:54
I.A
HIMARË- Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto Palermos, në...
Aktualitet
12 September 2026, 08:22
I.A
Ballkani po paguan gjithnjë e më shumë për të nxitur shtimin e bebeve, por po lind gjithnjë e më pak. Shqipëria ka sh&...
Aktualitet
12 September 2026, 08:05
I.A
TIRANË- Ditën e sotme nis gradualisht depërtimi i masave ajrore të lagështa veriperëndimore duke sjellë kështu mo...
Aktualitet
11 September 2026, 22:35
G.M
Protesta në Divjakë
DIVJAKA- Qytetarët e Divjakës prej 43 ditësh vazhdojnë të protestojnë kundër propozimit t&...
Aktualitet
11 September 2026, 22:00
G.M
Foto ilustruese
MALI I ZI- Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e nesërme të ketë përmasa më të m&...
Aktualitet
11 September 2026, 21:51
G.M
Marshimi
TIRANË- Protesta e 104-të ka përfunduar me thirrjet "Nesër më shumë". Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit k...
Aktualitet
11 September 2026, 21:10
G.M
Pamje nga marshimi
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 104 ditë të revoltës qytetare kundër klas...