16 September 2025, 07:33
Nga I.A
Kuvendi
TIRANË- Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar këto ditë në parlament, ka ndryshuar ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Kjo është tentativa e dytë e kryeministrit Ramës për të futur këtë ligj nw Kuvenmd. Herën e parë, projektligji u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano.
Vendimi lidhet me iniciativën e komunitetit LGBTQ që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’. Sipas tekstit të ri të depozituar fshehurazi në Kuvend, ‘gjini’ përfshin identitete të tjera përtej binaritetit burrë-grua, duke u lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin për identitetin dhe shprehjen gjinore. Drafti fillestar, Neni 4, i publikuar për konsultim në mars, e kishte qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem.
‘Gra dhe burra’, duke përfshirë vajzat dhe djemtë. Por gjatë konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi zgjerimin e përkufizimit për të përfshirë identitete të tjera gjinore, kërkesë që u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky ndryshim nuk është thjesht një çështje gjuhësore: futja e termave ‘gjithëpërfshirëse’ dhe ‘shprehje gjinore’ i jep status juridik identiteteve të reja, pa dhënë një listë të qartë të tyre. Në debatet ndërkombëtare, studiues flasin për më shumë se 70 identitete të mundshme, duke vështirësuar zbatimin praktik të ligjit.
Projektligji parashikon gjithashtu kuota të detyrueshme për përfaqësimin gjinor në pozitat drejtuese, nga 30% deri në 50%, jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat. Objekti i zbatimit përfshin të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe administratën publike.
Kritikët konservatorë ngrejnë shqetësimin më të madh: si do të zbatohet kuota kur numri i gjinive nuk është më vetëm dy? Me dy gjini, gjithçka është e qartë: 30% gra dhe pjesa tjetër burra, ose 50% me 50%. Por nëse njihen katër identitete, secila me 30% kuotë, totali arrin 120%, një gjë e pamundur për t’u zbatuar në praktikë.
Politike
15 September 2025, 22:07
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti, ka folur sërish mbi mundësinë e kandidimit të tij për postin e kryetarit ...
Politike
15 September 2025, 21:46
E. D
Hashim Thaçi
HAGË- Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim ...
Politike
15 September 2025, 20:16
E. D
foto ilustruese
ITALI- Me rifillimin e punimeve në Parlamentin Europian, temat e nxehta që kanë nxitur debatin janë rikthyer në p...
Politike
15 September 2025, 19:02
E. D
pamje nga parku
SHKODËR- Kreyministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Shkodër ku do të krijohet një park i ri, i quajtur “Dua t...
Politike
15 September 2025, 18:33
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur datën për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së arrestit m...
Politike
15 September 2025, 18:23
E. D
James Rubin
HAGË- Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin deklaroi se shqiptarët vriteshin nga serbët vetëm p&eu...
Politike
15 September 2025, 18:03
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e grupin parlamentar të Partisë Socialiste, ku ...
Politike
15 September 2025, 17:24
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ngritur shqetësimin mbi ndryshim...
Politike
15 September 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re “Rama 4”, si dhe i përco...
Politike
15 September 2025, 16:43
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e nesërme do të zhvillohen dy seanca plenare në Kuvend. Sipas rendit të ditës, mbled...