22 October 2022, 20:36
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Për zgjedhjet e ardhshme lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhet që të 'punojë' me vetëm 15 milionë euro, as gjysma e shumës që kërkuan. Qeveria ka parashikuar 15 mln euro për të përballuar kostot e zgjedhjeve të ardhshme vendore, një fond i pamjaftueshëm sipas KQZ për të futur votimin dhe numërimin elektronik në bashkitë e mëdha në vend.
"OraNews" bën me dije se në fakt KQZ ka kërkuar 37 milionë euro, por kjo kërkesë është refuzuar nga Ministria e Financave, megjithatë duket se ka edhe njhë tjetër mundësi për të marrë paratë që duhen nga buxheti. Qeveria i ka thënë jo votimit elektronik edhe në 7 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore, duke e lënë pezull çështjen e teknologjisë në zgjedhje.
Dokumenti
Por, sipas burimeve nga KQZ, 15 mln euro nuk i japin mundësi këtij institucioni që të parashikojë votime elektronike në asnjë bashki, pasi paratë e vendosura në dispozicion janë të pamjaftueshme ndaj dhe Ilirjan Celibashi do të duhet që të kërkohjë edhe njëherë paratë, e të bindë socialistët që të vendosin edhe në këto zgjedhje votimin elektronik.
Ndryshe deri më tani me fondin e caktuar për vitin që vjen, do të mund të përballohet vetëm një proces tradicional, votim dhe numërim me fletë, pasi shpenzimet e shtuara për mirëmbajtjen e pajisjeve të identifikimit elektronik, kamerat e vendosura në çdo qendër votimi, materialet zgjedhore dhe paga për administratën janë gjithçka që 15 mln euro mund të mbulojnë.
qeveria komisioni qendror i zgjedhjeve
Politike
22 October 2022, 19:33
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma foli për veten si grua dhe nënë. E ftuar në emisionin "S'e lua...
Politike
22 October 2022, 19:32
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Shumë pak dimë për jetën personale të Grida Dumës, por sot, ajo tregoi lidhur me dashurinë e sa...
Politike
22 October 2022, 19:02
k.m.
Taulant Balla, Edi Rama dhe Erion Braçe
TIRANË- Socialistët shumë rrallë, dalin nga linja e partisë së tyre, duke ruaj...
Politike
22 October 2022, 18:21
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se nuk sheh vullnet politik për bashkimin e PD. I ftuar në emisionin &ldquo...
Politike
22 October 2022, 18:16
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar kalimin e ligjit për hapjen e dosjeve. Në një in...
Politike
22 October 2022, 17:35
k.m.
Foto ilustruese
Partia Socialiste u detyrua të enjten të pranojë se ajo është kundër hapjes së dosjeve të Sigurimit...
Politike
22 October 2022, 17:24
k.m.
Bora Muzhaqi
FIER- Bora Muzhaqi "godet" sërish. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi po mbante një fjalim për ...
Politike
22 October 2022, 15:26
k.m.
Edi Rama dhe Reccep Tajip Erdogan
TIRANË- Gati 10 ditë kanë kaluar nga dita kur kryeministri Edi Rama foli në këshillin e Europ&eu...
Politike
22 October 2022, 15:24
e.k
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar fermërët që mos të lënë tokat pa punuar. Gjatë një takim...
Politike
22 October 2022, 14:26
I.A
Edi Rama
FIER- Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish akuzat për Partinë Demokratoke në lidhje me financimet ruse. Gjat&eu...