3 March 2025, 10:35
Nga B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Zv,sekretarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me skandalin e mandarinave me pesticide që u raportua pak ditë më parë. Në një postim në rrjete sociale Xhixho thotë se nga ky skandal u vërtetua se institucionet kanë dështuar.
Xhixho thotë se ky sistem i korruptuar, në mungesë totale transparence ndaj publikut, kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Ajo shton se ky skandal i ngjashëm me atë të dy anijeve me mbetje mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, në një vend ku shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve sipas saj nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.
Postimi i Xhixhos:
Shëndeti i shqiptarëve në rrezik, të gjitha institucionet kanë dështuar!
10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide të ndaluara në BE, të kthyera nga Kroacia, janë shitur në treg.
Në vend që të asgjësoheshin, mandarinat me përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, i ndaluar për përdorim, u janë shitur shqiptarëve.
Zinxhiri i dështimit nis te Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me vulën e të cilës është certifikuar helmimi i fëmijëve tanë me pesticidin e ndaluar.
Mandarinat helmuese u kthyen në Shqipëri nga një vend ku siguria ushqimore është e garantuar. Ky produkt i refuzuar nga autoritetet kroate u kthye në vendin e origjinës, aty ku siguria ushqimore nuk është prioritet as i AKU dhe as i institucioneve të tjera përgjegjëse.
Ky sistem i korruptuar, në mungesë totale transparence ndaj publikut, kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve.
Ky skandal i ngjashëm me atë të dy anijeve me mbetje u zbulua vetëm falë sinjalizimit të autoriteteve të huaja. Ai mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, në një vend ku shëndeti dhe mirëqenia e qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i qeverisë.
Shëndeti i fëmijëve tanë është në rrezik!
skandal mandarina erisa xhixho
Politike
3 March 2025, 10:33
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar mesazhin që ka lënë në letrën e firmosur në BKH. Në...
Politike
3 March 2025, 10:28
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndër...
Politike
3 March 2025, 10:24
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka publikuar këtë të hënë disa përgjime që sipas tij tregojn&...
Politike
3 March 2025, 10:17
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndër...
Politike
3 March 2025, 10:21
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, aty ku u paraqit për ...
Politike
3 March 2025, 10:09
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Pro...
Politike
3 March 2025, 08:53
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave me postë të numëruara deri më...
Politike
3 March 2025, 08:23
M.B
Edi Rama
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publik...
Politike
3 March 2025, 07:44
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet këtë të hënë në Prokurorin...
Politike
2 March 2025, 22:09
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...