LIVE UPDATES
Politike

Skandali i Ramës në Zvicër/ Zagani: Qëndroi në hotelin më të shtrenjtë, ambasadori hante hamburger në rrugë

Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.

17 June 2026, 10:14 Nga I.A
Skandali i Ramës në Zvicër/ Zagani: Qëndroi në hotelin
Dritan Zagani

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me vizitën e fundit të kryeministrit jashtë vendit, duke rrëzuar pretendimet zyrtare për udhëtime modeste dhe private. Ish shefi i antidrogës, Dritan Zagani i ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ka denoncuar me fakte konkrete sjelljen e kreut të qeverisë gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, që sipas tij, nxjerr zbuluar abuzimin me asetet shtetërore dhe luksin e shfrenuar.

Zagani ka treguar se kryeministri është akomoduar në një hotel super luksoz dhe shumë të shtrenjtë në Bazel, i inaguruar së fundmi dhe i njohur si destinacion i elitës së biznesit botëror.

Megjithatë, ajo çfarë është shqetësuese thekson ish shesfi i antidrogës, është trajtimi i përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe përdorimi i mjeteve zyrtare të shtetit shqiptar në shërbim të plotë kryeministrit, edhe pse ky i fundit pretendoi se ishte një  vizitë private.

"E lexova dhe me vëmendje të madhe, megjithëse ma dërguan se unë jam aq nivel i lartë i armiqësisë sa as në Facebook nuk e lexoj dot atë budalla. Pasi e lexova dola dhe e kontestova direkt realitetin sepse ai vazhdonte shkruante nga hoteli Mövenpick statuset e tij dhe ishte akoma në Bazel duke justifikuar mashtrimet, në kohë që thoshte që prej një dite e gjysmë isha atje u bë nami. Me rrena. Po nejse, unë kam pa ca, ca gjëra që i pashë live. I shikoja nëpër emisionet e juaja, i shikoja, i dëgjoja nëpër rrjete. Si ka mundësi thosha që një, një situatë e tillë.

Po kur e kam pa live, 3 metra, 2 metra afër klounin, se si ishte, se si sillej, se si vishej, se çfarë jetë bënte, me të vërtetë ishin shumë pak ato që dëgjoja për të. Ishin shumë, shumë pak. Po të hysh te detajet, se di ajo mjekra do t'i ketë zënë ndonjë tip morri se e krunde gjithë kohës. E të rrish robi, me bë figurë, i palarë edhe i veshur ashtu si zhuls i zi sado t'i kushtojnë ato rrobat e shtrenjta, të mortjes së fundit, se çfarë mode është ajo vetëm ai di, por një njeri si i pashpirt e në të gjitha senset shkurt. Dhe kjo qe përshkrimi.

Unë mbas një kërkimi shumë të vogël nëpër rrjetet e Bazelit e gjeta që strehohej në një nga hotelet që ka dy vjet që është inaguruar, një hotel super luksoz dhe super i shtrenjtë, që atje në fakt shkojnë shumë... personazhe, po shkojnë të botës së biznesit apo të ndryshme, që shpenzojnë shumë dhe s'e kanë problem. Elita që shkon dhe nuk e ka problem. Biles, një miku im, që u rrinim takoheshim dhe po pinim kafe poshtë te bari i këtij lokalit, po prisja që të mos, fatkeqësisht të takoja liderin e madh, po s'e takova dot aty, më tha: Si ka mundësi që edhe hotelin e ka zgjedhur të ngjitur 100 metra në vijë ajrore larg me godinën që flitet si godina e Rothschild-ve, si qendra e Rothschild-ve këtu. Tashi gjëra t'i dinë vetë pastaj.

Dhe e dëgjova dhe e lexova me vëmendje kur thoshte: Mirë ajo gënjeshtra banale që pinte ujë e hante kush e di se çfarë asnjë gjë, biskota, se ishte ulur vetë i dhjeti në një ndër restorantet më të shtrenjta aty, që aty vetëm një kafe do ta paguajë sa i bie i paguajnë dritat... Jo që po hante darkë me lëng qershie, e kanë ndenjur deri në një të natës aty, me ca pleq që s'e kuptoja çfarë muhabetesh ishin po puna e tij. Por ajo që më bëri përshtypje është që, mes gjithë të tjerave, gënjente komplet hapur për çdo lëvizje, për çdo gjë që bënte që unë po i shikoja live. Në ambasadën tonë ka qenë një makinë, gjithmonë një makinë e ambasadorit që e njoh, që në takimet me, me një prezantim i librit në Zyrih të një gazetari, shkrimtari kosovar e gazetar, kam njohur për herë të parë ambasadorin.

E kam kontakt me makinën që kur ishte ministër Ilir Gjoni. Dhe po ajo makinë ishte prapë në qarkullim aty rreth e rrotull. Por çuditërisht, doli me targën 125 ditën që erdhi Rama. Një BMË nga ato të papërdorur deri më sot, avull, modelet e fundit fare. Që ishte në dispozicion të tij, me një shofer nga do që shkonte, nga do që rrinte ai. Dhe e njëjta makinë ku ishte Rama, ishte dhe ajo makina e parkuar krahas makinës së adjutantit, ambasadorit. Dhe ajo që më bëri përshtypje... ti je përfaqësues i shtetit. Hiqesh sikur... një njeri i një niveli, që prezantohesh para elitës, para s'e di se kujt. Po a nuk e kuptova. Lokali i ngjitur, hante, pinte Edi Rama me ca pleq e plaka, muhabetet e tij, atje pinte verë me gjithë lindjen, ishin veshur edhe bukur. Njëri me të kuqe, ajo me të kuqe, ky me të zeza, e përfaqësonin denjësisht flamurin.

Dhe ngjitur me atë lokal, tre metra më tutje në një tavolinë, ambasadori me shoferin me një shpurë njerëzish që nuk i njihja, nga dy gra dhe burra, hanin hamburger, e pinin birra. Po të paktën, minimumi, merre atë shpurën e ambasadës apo çfarë janë ata, e shoferin, po minimumi ambasadorin një, një kryeministër duhet ta kishte në krah të vetes në vendin që ka udhëtuar. Ose në qoftë se thotë që ka udhëtuar privatisht, privatisht, me lekët tona si gjithmonë, por po e zëmë që ka udhëtuar privatisht, atëherë çfarë do me makinën e ambasadës, e me targën e ambasadës C... BE 1 vizë 125, është makina, targa e ambasadës shqiptare e listuar në listat e targave diplomatike këtu. Pse bredh poshtë e lart me makinë në qoftë se e paske udhëtimin privatit?

Se kur bredh me makinën e ambasadës e të ambasadorit, minimumi thashë ambasadori duhet të jetë prezent me kryeministrin. Jo ambasadorin e kishte lënë atje mbrapa të hante hamburger me shoferin. Pra, imagjinoni kush na përfaqëson dhe si, dhe si na trajton. Se shiko, i shikoj për shembull nëpër këto mediat apo nëpër lajme e gjëra, edhe këta diktatorët e tjerë ose këta sheikët që vijnë nga vendet e pasura që janë mbretër me kuptimin e plotë të fjalës, edhe këta nuk i, nuk i poshtërojnë kaq shumë njerëzit e tyre që kanë, si përfaqësi në vendet ku shkojnë ose si i trajton ky, nuk arrij ta marr një, një, të të jap një ide të them çfarë, çfarë logjike ka ky lloj specie, ky lloj njeriu. Pa hyrë pastaj te gënjeshtrat që i ka kështu hapur fare," tha Zagani./Dosja.al

dritan zagani edi rama

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë