LIVE UPDATES
Politike

Skandali me mbetjet toksike/ PD: Qeveria shqiptare në heshtje, 800 ton lëndë toksike po kthehen në Durrës

Fjoralba Dizdari gjatë një deklarate për mediat, akuzoi qeverinë në lidhje me këtë skandal, ndërsa u shpreh se, kthimi i mbetjeve në Shqipëri, është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

11 September 2024, 11:24 Nga r.ll
Skandali me mbetjet toksike/ PD: Qeveria shqiptare në heshtje, 800 ton
fjoralba dizdari

TIRANË- Partia Demokratike në një deklaratë për mediat ka denoncuar sërish ditën e sotme, skandalin me mbetjet e rrezikshme, ku 800 ton mbetjet toksike që u ngarkuan në portin e Durrësit, po kthehen sërish në vendin tonë.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari gjatë një deklarate për mediat, akuzoi qeverinë në lidhje me këtë skandal, ndërsa u shpreh se, kthimi i mbetjeve në Shqipëri, është rrezik për shëndetin e qytetarëve.

DEKLARATA E PLOTË: 

Pas denoncimit të 800 Ton mbetje të rrezikshme me destinacion Azinë Juglindore, kjo ngarkesë aktualisht po rikthehet në portin e Durrësit, si vendi i origjinës. Qeveria Shqiptare akoma nuk ka bërë transparente për publikun, planin e masave për sistemimin e kësaj situate emergjente.

Depozitimi i këtyre materialeve në portin e Durrësit, rrezikon jeten dhe shendetitin e qytetarëve dhe cënon turizmin e qytetit. Kompania KURUM nga viti 2022, ka prodhuar mbi 10 mijë Ton mbetje të rrezikshme?

Ku ka përfunduar kjo sasi lëndësh? Kush mund të na thotë se, sa Ton mbetje të rrezikshme ka eksportuar Shqipëria vitet e fundit? Çfarë bën Drejtoria e ‘Hetimit Doganor’ që akoma nuk kanë nisur hetim administrativ për këtë krim të rëndë?

Pse hesht Qeveria Shqiptare dhe, akoma nuk ka sqaruar opinionin publik, se si ka mundësi, që Kompania ‘Sokolaj’ shpk, transporton me qindra Ton lëndë të rrezikshme, pa licencën përkatëse të Ministrisë së Mjedisit dhe të pa shoqëruar me fletë analizash?

Për më tepër Sokolaj shpk. deklaron se e ka blerë Oksidin e Zinkut me 50 Euro për Ton? Ndërkohë që në burse, Oksidi i Zinkut blihet me 1500 Euro për Ton dhe, ai i Hekurit 500 Euro për Ton? Administrata tatimore çfarë po bën për këtë evazion fiskal?

Por, kjo çështje është vetëm maja e Ajzbergut, pasi, sipas ekspertëve Shqipëria prodhon edhe 20 mijë Ton të tjera mbetje të rrezikshme. Nga të cilat vetëm 15 mijë Ton janë mbetje të prodhuara nga demontimi i pajisjeve elektrike dhe elektronike, dhe rreth 2 500 Ton të tjera, vajra industrial të përdorur, pa përmendur 1000 Ton mbetje organike.

Ndërkohë çfarë ka bërë Partia Socialiste që ende pas 11 vitesh nuk kemi asnjë lloj strategjie për marrjen e masave të menjëhershme për trajtimin e këtyre mbetjeve?

Për më tepër, që prej vitit 2015 e vetmja qendër për grumbullimin dhe trajtimin e kimikateve të rrezikshme ndodhet në fshatin ‘Balëz e Poshtme’, në qytetin e Elbasanit.

A janë marrë të gjitha masat që te sigurohet jeta dhe shëndeti i banorëve të zonave përreth?

Kjo qendër është në kundërshtim me standardet e BE-së, ndërkohë që ne ngremë alarmin se ajo mund të kthehet në një bombë ekologjike me pasoja të rënda, jo vetëm për zonën.

Referuar aktit të ‘Politikave Strategjike dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, 2020  –  2035’, botuar në Fletoren Zyrtare, më 27 maj 2020, qeveria shqiptare pranon zyrtarisht dështimin. Ja çfarë thotë dokumenti:

 ‘… Për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri nuk ekziston infrastruktura bazë. Për më tepër nuk ekzistojnë të dhëna mbi sasinë dhe rrymat e mbetjeve. Vendet për ndërtimin e objekteve për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme apo të qendrave pritëse nuk janë përcaktuar ende në asnjë rajon apo qytet të vendit …..’

Kjo është një aferë korruptive, e cila përfshin shume Institucione njëherazi.

Partia Demokratike ngre alarmin, se situata e mbetjeve është një emergjencë kombëtare, prandaj ftojmë qytetarët të bashkohen kundra qeverisjes së dështuar dhe korruptuar të Edi Ramës dhe të ndalim katastrofën mjedisore në emër të brezave të ardhshëm.

mbetjet toksike durres pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin