LIVE UPDATES
Politike

"Skandali me zë dhe figurë"/ PD: Anuela Ristani, u kap "mat" duke shpërdoruar pasuritë publike! Thirrje për hetim të menjëhershëm dhe largim nga detyra

Teliti shprehet se ndonëse kryetarët e bashkisë kanë ndryshuar, abuzimet me financat dhe asetet e këtij institucioni vijojnë të mbeten njësoj.

8 June 2025, 12:17 Nga r.ll
"Skandali me zë dhe figurë"/ PD: Anuela Ristani, u kap
dorian teliti

TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur lidhur me përplasjen e kryebashkiakes së komanduar, Anuela Ristanit me emisionin "Piranjat". 

Teliti shprehet se ndonëse kryetarët e bashkisë kanë ndryshuar, abuzimet me financat dhe asetet e këtij institucioni vijojnë të mbeten njësoj. Më tëj tha se u pa me zë dhe figurë sesi vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për përdorimin padrejtësisht të mjeteve të Bashkisë për interesa personale dhe të të afërmve të saj, por u pa edhe sulmin i saj ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Ai thekson se sipas pamjeve të publikuara, sjellja e Ristanit përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik. Teliti bën thirrje për nisje hetimesh dhe largimin e menjëhershëm të Ristanit nga detyra e kryetares së komanduar.

DEKLARATA E PLOTË: 

Muajt kalojnë, kryetarët ndryshojnë, por zakonet dhe abuzimet JO, ato mbeten të njëjta.

Abuzime kishim dhe abuzime vazhdojmë të kemi me financat dhe asetet e Bashkisë së Tiranës.

Vetëm dy ditë më parë, gazetarët kurajoze të emisionit “Piranja” në Syri Tv, i dhanë publikut me prova të qarta dhe të pakontestueshme, pamjet filmike sesi kryetarja në detyrë e Bashkisë së Kryeqytetit, znj. Anuela Ristani, abuzonte me asetet e blera me paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Me zë dhe me figurë pamë sesi jo vetëm nuk mbahej përgjegjësi nga ana e Kryetares se Komanduar për shkeljen e rëndë të kryer në vazhdimësi duke përdorur padrejtësisht mjetet e Bashkisë për interesa personale të saj dhe të të afërmve të saj, por pamë edhe sulmin e saj aspak etik, madje edhe me nota të larta nervozizmi edhe tone tejet kërcënuese ndaj gazetarëve të cilët po bënin detyrën e tyre.

Sipas pamjeve të publikuara, sjellja e kryetares së komanduar në krye të Tiranës, përbën abuzim me detyrën, shfrytëzim të pasurisë shtetërore për përfitime familjare dhe shkelje të rëndë të etikës së funksionarit publik.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve të prokurorisë të fillojnë hetimet mbi denoncimin e kryer nga emisioni Piranjat. Gjithashtu, në emër të këshilltarëve të opozitës, kërkoj që pasnesër, ditën e martë mbasdite në të cilën është planifikuar të zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Bashkiak, në rendin e ditës të shtohet një pikë mbi llogaridhënien administrative nga ana e znj. Ristani dhe diskutimin mbi këtë skandal të publikuar nga emisioni Piranjat, ku në vend që paratë e Tiranës të shkojnë për ndërtimin e cerdheve, kopshteve, shkollave, apo financimin e transportit për mësuesit dhe nxënësit, na alokohen për financimin e interesave private të drejtuesve të lartë të ekzekutivit. 

Një gjë është e sigurt, të vërtetave dhe publikimit të tyre, nuk do mund t’u fshihen dot askush.

Të dashur qytetare!

Partia Demokratike dhe Këshilltarët e saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës, falenderojnë kurajon gazetareske të ekipit të emisionit “Piranja” dhe inkurajonë ata dhe jo vetëm, por cdo media të lirë dhe secilin gazetar që në fokus të punës së tyre kanë gjithnjë dhe vetëm denoncimin e abuzimeve dhe zbardhjen e së vërtetës, që të vijojnë edhe në të ardhmen me denoncimin, rast pas rasti, të cdo personi të veshur me pushtet, që marrin përsipër të përfitojnë padrejtësisht nga mundi i punës dhe taksat e shqiptarëve të ndershëm.

Gjithashtu, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të znj. Ristani nga detyra e kryetares së komanduar dhe njëkohësisht edhe shkarkimin e Veliaj një orë e më parë nga Këshilli i Ministrave.

Tirana meriton ndryshe, dhe ndryshimi do vijë me zgjedhje të lira e të ndershme, me zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e bashkisë më të madhe në vend. Tirana nuk duhet të trajtohet më si një pronë private por si një institucion shërbyes ndaj nevojave të qytetit.

Ju faleminderit!

dorian teliti

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin