22 August 2022, 09:43
Nga A.B
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka akuzuar qeverinë dhe insitucionet shtetërore se kanë dështuar të ruajnë sigurinë kombëtare, pasi sipas tij “blogerët” kanë hyrë edhe në Pashaliman, të cilën kryeministri disa muaj më parë ia ofroi NATO-s për bazë të sigurtë ushtarake.
Blushi ka bërë publike një tjetër rast, ku të tjerë turistë të huaj kanë hyrë në bazën e Pashalimanit.
'Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.”, shkruan Blushi teksa ndan dhe fotot më poshtë.
POSTIMI:
INSTITUCIONET KANË DËSHTUAR: “Blogerët” kanë hyrë në Pashaliman! Kryeministri ia ofroi NATO-s në maj 2022 për bazë të sigurtë! Vetëm dy muaj më parë “blogerë” të huaj, me shtetësi dhe kombësi të panjohur zyrtarisht, kanë hyrë në bazën ushtarake të Pashalimanit. Këto foto janë një tjetër dëshmi e kapitullimit të institucioneve! Janë fotot e turpit dhe të papërgjegjshmërisë ekstreme të Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, SHISH, Policisë së Shtetit, Antiterrorit dhe çdo strukture tjetër të ngarkuar me ligj për mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare. Institucionet kanë dështuar për faqe të zezë sepse askush nuk i ka ndaluar, as i ka pyetur dhe as u ka kërkuar sqarime “blogerëve” të huaj që kanë bërë çfarë kanë dashur në Pashaliman, një nga bazat kryesore ushtarake detare të Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s. Kur “blogerë” apo “turistë” janë të aftë të thyejnë në çdo kohë filtrat e sigurisë të bazave tona ushtarake, të filmojnë dhe të marrin prej andej çfarë të duan, imagjinoni ç’mund të bënin armiq të NATO-s, grupet terroriste apo aktorë të tjerë që duan të dëmtojnë Sigurinë tonë Kombëtare dhe të destabilizojnë rajonin. Skandali thellohet çdo ditë dhe vë përpara përgjegjësisë direkte vet Kryeministrin, që në maj të këtij viti ia ofroi NATO-s, Bazën Ushtarake të Pashalimanit, me garancinë e një baze detare të sigurt! Shpërdorimi i detyrës duhet t’i vendosë sa më parë para ligjit të gjithë përgjegjësit! Institucionet nuk kanë funksionuar! Qartësisht kanë dështuar!
Ky reagim vjen pas dy ngjarjeve që kanë ndodhur në Gramsh dhe në Poliçan. Turistë rusë, ukrainas dhe çekë, janë futur në ambientet e uzinave usharake. Në uzinën e Gramshit, tre turistët, tashmë të arrestuar, u përplasën me dy ushtarë të cilëve u hodhën spraj. Qeveria shqiptare akuzon dy rusët dhe ukrainasin si spiunë.
tedi blushi
Politike
22 August 2022, 08:49
A.B
Edi Rama dhe projekti
TIRANË- Një park i ri do të ndërtohet në Durrës. Këtë e ka konfirmuar vetë kryeministri ...
Politike
21 August 2022, 20:13
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në uzinën ushtarake të Gramshit mbrëmjen e ...
Politike
21 August 2022, 19:34
I.A
Luciano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luciano Boçi ka reaguar në lidhje sulmin në uzinën ...
Politike
21 August 2022, 19:42
F.M
Meme
TIRANË- Rrjeti nuk mund të mos e intepretonte atë që ka ndodhur orët e fundit në Shqipëri. Incidentet në Grams...
Politike
21 August 2022, 19:20
Uzina
Në Shqipëri, një sërë institucionesh të sigurisë janë përfshirë në hetimin e ngjarjes së ...
Politike
21 August 2022, 17:24
Rudina Hajdari
TIRANË- Edhe pse vetëm 35 vjeç, Rudina Hajdari ka treguar se di të shkëlqejë kudo. Në politikë ajo...
Politike
21 August 2022, 13:15
F.M
PL
TIRANË- Partia e Lirisë e konsideron një rënie të shtetit incidentin e ndodhur një natë më parë në Uzi...
Politike
21 August 2022, 11:58
F.M
Grida Duma
Postimi i plotë
Kapitullim!! Dy ushtarë në repart ushtarak, sulmohen me kimikate nga “turistë” rusë, q&eum...
Politike
21 August 2022, 11:19
A.B
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bëri të ditur se qeveria është duke menduar për të rivendosur n&e...
Politike
21 August 2022, 11:04
A.B
Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas sulmit të ndodhur ...