Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
'Duhet të kishit marrë masa'/ Policia kërkon lirimin e rrugës, Noka: Jemi në mos-bindje civile
Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.
27 December 2023, 09:25Nga a.l
Flamur Noka
TIRANË- Opozita po proteston para Gjykatës së Lartë ku do të shqyrtohet çështja e vulës së PD-së, nërsa në aksin rrugor ku mbahet tubimi, është krijuar radhë e gjatë trafiku. I pranishëm në protestë është edhe deputeti, Flamur Noka ka kërkuar që të lirohet rruga.
Noka: Kam që në 8 e 30 me stafin këtu dhe duhet të kishit liruar rrugën. Kemi marrë leje. Bashkia duhet të kishte marrë masa.
Polici: Mirë është që t’i lëmë këto makina të kalojnë. Nuk kam ardhur që të bëjë debat. Të kishit liruar rrugën, se ka trafik. Unë kaq mund t’ju them”, tha punonjësi i policisë.
Ndërkohë, Noka thekson se po t’i lejojë këto mjete, do t’i skadojë 1 orëshi i lejes që ka marrë për protestën.