24 July 2022, 08:00
Nga k.m
Bajram Begaj dhe Ilir Meta
TIRANË- Barjam Begaj do të betohet sot si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme. Por duket se Partia Demokratike është sërish e përçarë. Seanca në të cilën do të mbahet betimi i Begajt është thirrur të zhvillohet në orën 18:00, por kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Partia Demokratike nuk mori pjesë në votimin për zgjedhjen e Begajt në postin e Presidentit, duke shprehur rezerva për procedurën e zgjedhur nga PS, ndaj dhe do të bojkotojnë seancën e nesërme. Nga ana tjetër, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë pranuar se do të marrin pjesë nesër në seancë plenare.
Axhenda e ceremonisë në Presidencë:
18:45 – 19:15 – Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.
Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit. Pas seancës, Begaj do të niset drejtë isntitucionit të Presidencës. Ilir Meta do ta presë përmes një ceremonie shtetërore për t’i dorëzuar zyrtarisht detyrën. Tekstin e betimit në Presidencë, Begajt do t’ia lexojë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj. Pas marrjes së mandatit, Begaj do të përshëndes Metën, duke nisur punën e tij për 5 vitet e ardhshme.
bajram begaj ilir meta
Politike
23 July 2022, 22:57
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se vendi shënon një rekord të zi sa i takon shpopullimit. M...
Politike
23 July 2022, 20:16
k.m.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, i cili është në ditën e fundit të mandatit të tij se kryetar shteti, ka vlerësuar pas vd...
Politike
23 July 2022, 19:42
k.m.
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për shpalljen no...
Politike
23 July 2022, 19:20
k.m.
Wesley Clark dhe Ilir Meta
TIRANË- Sonte ka ditën e fundit si president i vendit. Ndaj dhe Ilir Meta po mban takimet e fundit në Presidenc&e...
Politike
23 July 2022, 18:50
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike do të zbulojë nesër nëse kryedemokrati Sali Berisha do të marrë pjesë nes&e...
Politike
23 July 2022, 18:09
k.m.
Barjam Begaj
TIRANË- Barjam Begaj do të betohet nesër si kryetari i ri i shtetit, post që do e mbajë për 5 vitet e ardhshme....
Politike
23 July 2022, 17:40
PD: Nga viti 2013 dhe në vazhdim, Edi Rama i ka dhënë shqiptarëve si alternativë qeverisë në pushtetin qendror dhe atë...
Politike
23 July 2022, 17:15
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me takimin dy-ditor të...
Politike
23 July 2022, 15:45
A.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama tha sot gjatë takimi me kryebashkiakët se vendi ynë nuk ka siguruar dot sasinë e nevojshme t&e...
Politike
23 July 2022, 14:30
A.B
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se shteti ka bërë gati një plan për kursim. Gjatë takimit me ...