21 November 2025, 12:29
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Plani i Rritjes është një urë e shpejtë dhe e sigurtë drejt tregut të përbashkët evropian. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, pas mbajtjes së Samitit për Planin e Rritjes të BE, Rama theksoi se në samit u diskutua për një sërë çështjesh. Rama ndër të tjera theksoi se ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE.
“U mblodhëm për Samitin e Planit të Rritjes së BE, për Ballkanin Perëndimor. Një tryezë, për të bërë një bilanc, për të vlerësuar rezultatet e nismave të përbashkëta, angazhimet e reja, për të ndjekur kalendarin e detyrave që ka çdonjëri nga shtetet e BP, në raport me Planin e ri të Rritjes dhe për të diskutuar në fund, lidhur me gjithçka që secili ndjen të nevojshem të ndajë.
Sot, kemi mbyllur një takim të frytshëm, me hapa konkretë të mëtejshëm, që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmua se Plani i ri i Rritjes, është urë e shpejtë dhe e sigurt drejt tregut të përbashkët evropian. Roaming, me marrëveshjen e re, do të përfshihet për qytetarët tanë, në regjimin e BE, hap i rëndësishëm, pas pagesave, duke kursyer dhjetëra miliona euro. Ndërlidhja me korridoret evropiane vazhdon të mbetet prioritet dhe të financohet nga BE. Identiteti digjital do të vlejë edhe për aktivitete të tjera. Folëm edhe për përafrimin në aspektin industrial dhe turizmin, si një komponent që duhet fuqizuar," tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
21 November 2025, 12:16
E. D
TIRANË- Tirana ka mirëpritur ditën e sotme, (21 nëntor), samitin Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit ...
Politike
21 November 2025, 12:14
I.A
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për heqjen e gjobës 120 milionë...
Politike
21 November 2025, 11:43
I.A
Këshilli Bashkik
TIRANË- Mbledhja e Këshilli Bashkik në Tiranë ka nisur me debate, teksa sot pritet që të diskutohet&nbs...
Politike
21 November 2025, 11:07
E. D
pamje nga komisioni
TIRANË- Një përplasje ka ndodhur gjatë Komisionit të Ligjeve mes Ulsi Manja dhe Zegjine Çaush...
Politike
21 November 2025, 10:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku sipas tij, Beli...
Politike
21 November 2025, 10:55
GJKKO
TIRANË- Vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku është zbardhur. Mësohet se p&eu...
Politike
21 November 2025, 10:26
E. D
Marta Kos
TIRANË- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se reformat që duhet të ndërmerren nga vendet e Ballkanit Pe...
Politike
21 November 2025, 10:18
E. D
TIRANË- Komisionerja për zgjerimin Marta Kos, deklaroi se Europa nuk mund të jetë e sigurtë pa Ballkanin Perëndimor. Duke folur ...
Politike
21 November 2025, 10:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ballkani Perëndimor nuk po kërkon ndere, por sipas tij me anëtarësimin n&e...
Politike
21 November 2025, 10:09
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se reformat janë të mërzitshme në letër, por transformuese në kryeqytet....