27 February 2025, 07:59
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Kuvend ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës plenare. Gjatë seancës pritet të diskutohen dy aktet normative të Këshillit të Ministrave, të cilët synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.
Në këto dy akte propozohet që të zgjatet afati i vlefshmërisë përkatësisht për letërnjoftimin elektronik dhe pasaportën për udhëtim jashtë shtetit deri në fund të muajit maj 2025, për shqiptarët me vendbanim jashtë vendit, gjë që do të mundësojë votimin për shtetasit shqiptarë jashtë vendit, të cilët kanë dokumente identifikimi të skaduara.
Miratimi i këtij propozimi do të mundësojë pjesëmarrjen e gjerë të votuesve nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që do të mund të regjistrohen në platformën PER deri më 4 mars për të votuar me postë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në Kuvend do të shqyrtohet edhe projektvendimin i cili parashikon një shtesë prej 80 punonjësish me kohë jo të plotë pune në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të përballuar fluksin e madh të regjistrimeve të shtetasve shqiptarë për të votuar nga jashtë vendit. Punonjësit janë të ndarë në kategori specialistë dhe operatorë.
Ata do t’i vijnë në ndihmë administratës së KQZ-së për disa procese pune të tilla si përgatitja e dokumentacionit zgjedhor që i dërgohet zgjedhësit nga jashtë vendit, dërgimi i dokumentacionit zgjedhor të zgjedhësit, votimi dhe dërgimi i dokumentacionit zgjedhor në KQZ nga zgjedhësi, si dhe ruajtja dhe administrimi i dokumentacioni zgjedhor të dërguar nga zgjedhësi nga momenti i mbërritjes në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe deri në fillimin e numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë. Në seancën e sotme Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen dhe Diskriminimin.
seance plenare 27 shkurt 2025 kuvend
Politike
27 February 2025, 07:45
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Në vend të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve, sulm i armatosur në Banjskë; në ven...
Politike
26 February 2025, 22:22
M.B
Marjorie Taylor Greene
SHBA- Komisioni i posaçëm i efikasitetit të qeverisjes në Kongresin amerikan, i ngritur nga agjencia e El...
Politike
26 February 2025, 22:01
M.B
Yuri Kim
SHBA- Zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit po bëjnë një listë të përjashtime...
Politike
26 February 2025, 22:01
B.Z
Bardh Spahia
TIRANË - Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e dërgoi për gjykim në...
Politike
26 February 2025, 20:18
Dosja
Kongresi
SHBA - Gazetari investigativ i "The Daily Signal", Tyler O’Neil, ka bërë një deklaratë të fortë kët&...
Politike
26 February 2025, 19:59
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, por dhe kreut të Parisë së Lirisë, Ilir Meta,...
Politike
26 February 2025, 19:35
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua gjatë takimit me të përndjekurit politik ku prezantoi prog...
Politike
26 February 2025, 19:27
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Me asnjë parti në gjendje për të qeverisur e vetme, opsionet për koalicione në Kosovë janë ...
Politike
26 February 2025, 18:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, t...
Politike
26 February 2025, 18:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të tij me të Përndjekurit Politikë, u...