14 February 2026, 18:05
Nga E. D

GJERMANI- Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, me fokus me forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Gjermani në funksion të procesit të integrimit europian.
Në takim u nënvijëzua rëndësia e vijimësisë së procesit të zgjerimit si një investim i pazëvendësueshëm, si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë BE.
"Në këtë kuadër, folëm për një agjendë shumë konkrete për vijimësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, me një ritëm edhe më të përshpejtuar", deklaroi Spiropali.
Mbështetja e Gjermanisë, sipas saj, ka qenë dhe do të mbetet vendimtare në avancimin e reformave strukturore, forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në jetësimin e objektivit për mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.
"Partneriteti me Gjermaninë e forcon këtë perspektivë dhe e bën më të prekshëm objektivin e përbashkët: Shqipërinë anëtare të Unionit, dhe familjen europiane edhe më të fortë e më të sigurtë", theksoi Ministrja e Jashtme.
Postimi i Plotë:
Gjatë Konferencës së Sigurisë, kënaqësi të takoja në “House of Germany” Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit për Europën, me të cilin folëm mbi forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Gjermani në funksion të procesit të integrimit europian.
Gjatë takimit, diskutuam mbi rëndësinë thelbësore të vijimësisë së procesit të zgjerimit si një investim i pazëvendësueshëm, si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë BE. Në këtë kuadër, folëm për një agjendë shumë konkrete për vijimësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, me një ritëm edhe më të përshpejtuar. Mbështetja e Gjermanisë ka qenë dhe do të mbetet vendimtare në avancimin e reformave strukturore, forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si edhe në jetësimin e objektivit tonë për mbylljen e negociatave teknike brenda vitit 2027.
Anëtarësimi në BE është projekti ynë madhor kombëtar, por njëkohësisht edhe një investim strategjik për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi, çka e ka dëshmuar me vepra përmes reformave të guximshme dhe transformimit të vendit.
Teksa besojmë në një proces të bazuar në meritë, që fitohet përmes punës dhe rezultateve, presim në të njëjtën kohë nga BE që procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe i të gjithë rajonit të jetë i besueshëm, i parashikueshëm dhe në kohë, në të mirën e përbashkët për të ardhmen e mbarë kontinentit. Partneriteti me Gjermaninë e forcon këtë perspektivë dhe e bën më të prekshëm objektivin e përbashkët: Shqipërinë anëtare të Unionit, dhe familjen europiane edhe më të fortë e më të sigurtë./Dosja.al
elisa spiropali
Politike
14 February 2026, 15:34
E. D
Edi Rama
DURRËS- Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve të Durrësit është shoqëruar me debate të ash...
Politike
14 February 2026, 15:20
E. D
Edi Rama
DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga takimi me banorët e Durrësit, të cilët preken nga projekti TID. Takimi...
Politike
14 February 2026, 15:08
E. D
Luciano Boçi
TIRANË- Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij pers...
Politike
14 February 2026, 14:37
I.A
Ervin Salianji
TIRANë- Ish-deputeti Ervin Salianji i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili tha se Salianji nuk ka l...
Politike
14 February 2026, 14:16
I.A
Radmilla Shekerinska
SHBA- Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, tha se Shqipëria dhe Kroacia kontribuojn&e...
Politike
14 February 2026, 13:53
I.A
Sali Berisha
Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se bashkimi i shqiptarëve është thelbësor për të përballuar regjimin. N&eu...
Politike
14 February 2026, 13:46
I.A
Andis Salla dhe Kostas Tsiaras
GREQI- Ministri i Bujqësisë Andis Salla është takuar me homologun grek Kostas Tsiaras gjat&eum...
Politike
14 February 2026, 13:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se çdo shqiptar duhet ta kuptojë rëndësinë e krijimit të një...
Politike
14 February 2026, 13:22
I.A
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi çështjen e përfshirjes së mbështetësve të Lulzim Bashës dhe Er...
Politike
14 February 2026, 13:16
I.A
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama është përplasur me banorët në Durrës për projektin TID. Pas përfun...