Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve.
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka treguar sot se zotëron një audio-përgjim që implikon dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë në ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për një audio të janarit 2026 që zgjat 3 orë dhe që ai e mban më dy kopje.
Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime që zbulojnë një skemë të dyshuar të abuzimit me fondet publike, grabitjes së aseteve shtetërore dhe trafikut ndërkombëtar të armëve. Ahmetaj pretendoi se Ron Yefet zotëron 49% të kompanisë Timak sh.p.k., ndërsa kjo e fundit, sipas tij, ka në pronësi 80% të Timak Defense.
Ish-zëvendëskryeministri e lidhi këtë strukturë me atë që e quajti “koncepti KAYO”, duke pretenduar se një skemë e tillë është shtrirë në sektorë të ndryshëm financiarë të shtetit. Ahmetaj përmendi edhe kompani të tjera, mes tyre Advanced Arms Technology, Timak Aviation dhe Timak Special Vehicles, që janë pjesë e këtij koncepti.
"Bëhet fjalë për audiopërgjimin, se s'dua t'i mbaj në suspensë askënd, se nuk është ky qëllimi. Bëhet fjalë për personazhin shumë të njohur në Shqipëri tashmë, amerikano-izraelito-shqiptarin Ron Yefet. Çfarë është Ron Yefet? Ron Yefet është parë në Shqipëri në vitin 2008 dhe ka një marrëdhënie të hershme me kreun e organizatës. Është amerikano-izraelit edhe shqiptar. Pra, i ka të treja pasaportat, mos gabohem, pastaj se s'kanë ndonjë vlerë. Është personi që unë kam denoncuar, që ka kërkuar kreu i organizatës t'i mbyllë borxhin e Shqipërisë. Ky është pikërisht personi që Ditmir Bushatit i është kërkuar t'i dorëzohet ambasada e Nju Jork-ut tonë, për ndërtim, për Ron Yefetin. Dhe sot ka shumë elementë. Po dua përpara të shpjegoj. Ron Yefeti është zotëruesi 49% i kompanisë Timak sh.p.k. Timak sot zotëron 80% të kompanisë Timak Defense, ndërsa 20% zotërohen nga KAYO. Pra, ne e kemi denoncuar konceptin KAYO. Do dëgjoni në audiopërgjim, koncepti KAYO si koncept kriminal shtrihet sot në të gjithë damarët financiarë të shtetit në mënyrë kriminale. Është i janarit 2026. Të këtij viti. Pra, Ron Yefeti ka Timak Special Vehicles që i ndërrojnë emrin nga MAN në Land Cruiser, ia ndërrojnë në shkëmbi, Timak Defense e të tjera. Qesharake. Edhe kuptohet që aktori kryesor është kreu i organizatës, se do shikojmë pastaj në disa dokumenta shumë interesantë kontributin e Ron Yefetit këtu.
Pastaj ka UNO 18 me Arjeta Puca që kanë edhe këtë Advanced Arms Technology që praktikisht në audiopërgjim do kesh elementë të trafikut të armëve. Do kemi dhe Ermal Raketën. Ermal Nufin, sepse sot pseudonimin në Ministrinë e Mbrojtjes e ka Ermal Raketa. Ministri aktual i Mbrojtjes do ta them pak më vonë. Pastaj ke këto Timak Aviation me Arjeta Puca. Kush është Arjeta Puca? Do t'ia lëmë Plugut, se ka drejtues shumë interesantë tek Plugu. Dhe pastaj ke Timak Horse Club, se sigurisht që kur vjedh paratë e buxhetit të shtetit, të duhen që të kalosh te jahtet, te avionët, te golfi, tek fërkimi nëpër hotelet në Itali me 10,000 euro apo 80,000 dollarë të katër bileta, apo nga një biznesmen 12 fluturime me charter, se s'ke ku të shkosh. Ky është kreu i organizatës. Pra, pa dashje të gjithë përplasen nganjëherë dhe te Ekosi. Ku koordinatori ka bërë atë që ka bërë. Unë Ron Yefetin sot e quaj Ergys Agasi anglishtfolës. Ky personazh është identik Gysi Agasi ndërkombëtar. Identik. Tani vijmë tek audiopërgjimet. Sigurisht që regjia është përgatitur. Këtu kam ofruar gjashtë raunde për të mos i marrë kohë shqiptarëve," tha Ahmetaj./Dosja.al
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcë...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, hodhi sot akuza të rënda nadaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashk...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj ka denoncuar dhe sot kërcënimet ndaj tij. Në një intervist...
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar me akuzat e tij të forta ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një inter...
ZVICËR- Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, foli sot lidhur me ndikim e proceseve gjyqësore dhe çështjeve që r&...
Arben Ahmetaj ZVICËR- Ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se vettingu në Drejtësi është bërë n...
Sali Berisha SHBA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Teksas aty ku dhe është pritur nga dhjetëra shqiptarë. Berisha,...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Në pamjet e mëposhtme, Rama shihet t...
Partia Demokratike TIRANË- Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu deklaroi shifrat e Eurostat tregojnë se shqiptarët pa...
pamjet nga takimi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ...