7 September 2026, 20:49
Nga I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj ka deklaruar se vettingu në Drejtësi është bërë nën kujdestarinë politike të kryeministrit Edi Rama. Në intervistën e pestë për ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj ka zbuluar sot emrat e 3 personazheve kryesore të Vettingut, që janë këshilltarja e Edi Ramës, motra e 'plaçkitëses' dhe një mik i hershëm i kryeministrit.
Ahmetaj akuzon dhe segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se nuk e kishte menduar se deformimi i sistemit do të niste pikërisht nga procesi i vettingut, duke e konsideruar ndikimin politik si një problem që ka prekur reformën në drejtësi.
"Thashë, do të ketë prokurorë dhe gjyqtarë që nuk do të bëjnë, ashtu siç nuk duhet ta bëjnë, dominionin e Zotit, po do të bëjnë gjyqtarin dhe prokurorin me përgjegjësi publike dhe nuk do ta quajnë si punë të zakonshme, por do ta quajnë si mision kombëtar. Është e drejta ime të kem besim dhe shpresë. Dhe do t’i referohem edhe më pas. Ne e kemi ndarë edhe këtë moment dhe unë kam qenë i bindur që të votoja drejtësinë e re ishte mision kombëtar. Sigurisht që i kam kërkuar dhe falje publikut për besimin tim ndaj kreut të organizatës. Nuk e mendoja kurrë, me të qenit i sinqertë, që deformimi do të fillonte që nga vetingu.
Shqiptarët duhet ta dinë, vetingu është bërë nën kujdestari politike të kreut të organizatës. Dhe kanë qenë tre personazhe kryesorë në veting. Një, këshilltarja e kryeministrit që nga zyrat e kryeministrisë shkoi në veting; dy, motra e plaçkitëses, motra e Belinda Ballukut; dhe vajza e një miku të hershëm të kreut të organizatës. Dhe kam sjellë shembuj se si, për të njëjtat episode dhe fenomene, dikush është skualifikuar nga. Ekzaktësisht. Është nepotizëm politik dhe familjar i drejtpërdrejtë. Në ç’vend të botës ndodh kjo? Dhe pastaj gjejmë ndonjë fletë-raporti ku i referohen pseudo-reformës si sukses.
E kam thënë ditën një kur kemi bërë intervistën bashkë. Një investim i cili deformohet duhet korrigjuar. Dhe unë prapë e theksoj sot dhe po ta them, përpara se të ndaj me qytetarët situatën time, situatën e familjes sime. Unë sot prapë përsëri kam besim tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek vendet anëtare, e theksoj, tek vendet anëtare. Dhe zoti Peka, po të shtoj, shpresoj dhe kam besim që edhe Gjykata Kushtetuese, si niveli më i lartë, dhe Gjykata e Lartë kanë mundësi, dhe unë kam shpresë, të rivendosin rendin kushtetues në drejtësi. Segmente të SPAK-ut dhe segmente të drejtësisë kanë përmbysur rendin kushtetues në pseudo-drejtësi. E kam thënë që Aranit Çela do t’i kishte zili me sjelljet, shkeljet, brutalitetin dhe daljen nga ligji që kanë bërë segmente të SPAK-ut dhe të drejtësisë," tha Ahmetaj./Dosja.al
arben ahmetaj
Politike
7 September 2026, 18:51
I.A
Sali Berisha
SHBA- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur në Teksas aty ku dhe është pritur nga dhjetëra shqiptarë. Berisha,...
Politike
7 September 2026, 18:43
I.A
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Në pamjet e mëposhtme, Rama shihet t...
Politike
7 September 2026, 14:20
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Erges Eskiu deklaroi shifrat e Eurostat tregojnë se shqiptarët pa...
Politike
7 September 2026, 14:01
E. D
pamjet nga takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ...
Politike
7 September 2026, 12:22
E. D
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet parlamentare ditën e nesë...
Politike
7 September 2026, 11:27
E. D
Fredi Beleri
HIMARË- Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur lidhur me situatën e zjarrit në Himarë që shkaktoi dëme kolosale...
Politike
6 September 2026, 18:45
E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje diasporës në SHBA që të bashkohet m...
Politike
6 September 2026, 18:31
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me shqiptarët në Amerikë, deklaroi se largimi i E...
Politike
6 September 2026, 18:16
E. D
Sali Berisha
SHBA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përballet me një situatë të rënd&e...
Politike
6 September 2026, 18:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar takimin me shqiptarët e Amerikës, në N...