3 December 2024, 17:06
Nga ZH.LL
Albin Kurti
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur detaje nga takimi me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
Kurti tha se në takim u diskutuan çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin verior.
Gjithashtu, Kurti bën me dije se i ka kërkuar Kallas, që Serbia të dorëzojë terroristin Milan Radoiçiç tek autoritetet e Kosovës, si organizatorin e sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.
Për herë të parë në cilësinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, mirëpriti sot në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Theksova se kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.
Kryekrimineli i bandës që kreu sulmin në Banjskë, mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiçit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqësh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti.
kosove kurti kallas bruksel
Politike
3 December 2024, 16:42
M.B
Petrit Vasili
TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili prezantoi sot në Kuvend katër amendamente për shë...
Politike
3 December 2024, 16:31
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Kanë vijuar debatet në Kuvend ditën e sotme edhe gjatë kohës që po diskutohej amendamenti i d...
Politike
3 December 2024, 16:24
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho prezantoi sot në Kuvend pesë amendamente në buxhet...
Politike
3 December 2024, 16:05
ZH.LL
Vucic-Kurti
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Beogradi është i gatshëm të bashkëpunoj&eum...
Politike
3 December 2024, 15:59
I.A
Likaj-Spiropali
TIRANË- Një stuatë komike ka ndodhur në seancën e sotme plenare në Kuvend. Teksa po diskutoheshin amenda...
Politike
3 December 2024, 15:36
M.B
Edi Rama dhe Antonio Costa
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ditën e sotme, teksa pritet të zhvillojë një tak...
Politike
3 December 2024, 15:25
M.B
Gazment Bardhi dhe Niko Peleshi
TIRANA- Teksa në Kuvend votohen sot amendamentet e buxhetit të vitit 2025, kreu i Grupit Parlamentar të...
Politike
3 December 2024, 15:17
M.B
Dashnor Sula dhe Petrit Malaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula është përfshirë në një debat me minis...
Politike
3 December 2024, 14:15
r.ll
kuvendi
TIRANË- Në seancën e sotme plenare po zhvillohen prezantime dhe votime për amendamentet e propozuara nga opozita për proj...
Politike
3 December 2024, 14:02
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi propozoi sot një amendament për buxhetin e vitit 2025 ku minimu...