18 October 2022, 18:40
Nga k.m e.k

TIRANË- Deputeti i PD, Gazment Bardhi nuk dha shumë detaje nga takimi i tij me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai foli jashtë Kryesisë së Kuvendit pas takimit që Enkelejd Alibeaj zhvilloi me mbështetësit e tij.
Bardhi tha se njëanëshmëria është ajo që e minon procesin e dialogut dhe bashkimit. Ai shtoi se duhet gjetur një kandidat fitues teksa tha se takimi i sotëm ishte informal mes dy kolegëve prandaj dhe u zhvillua në një kafe dhe jo në selinë Blu.
Gazment Bardhi: Takimi ka qenë konstruktiv dhe me frymë bashkëpunimi. Asnjë prej të dyve nuk ka pasur qëndrim për asnjë çështje të caktuar. Kemi shkëmbyer thjeshtë mendime. Njëanëshmëria nuk e ndihmon procesin. Çdo rrugë që synon imponimin nuk do të ishte zgjidhje për hallin e përbashkët sesi do mundim Ramën në zgjedhjet e primareve. E kam thënë edhe herën e parë, nuk kam ndërmend që të bëj diskutime para kamerave, sot kam shkëmbyer disa mendime. Kemi diskutuar disa rrugë. Kur flas për njëanëshmëri flas për qëndrime të ngurta. Atëherë bashkëpunimi minohet. Për çfarë qëndrojnë të ngurtë? Ajo që unë po them është shumë e qartë për anëtarët e PD dhe të gjithë ata që duhet të sjellin ndryshimin. Duhet një moment ndryshimi për të gjetur një kandidatat të përbashkët fitues. U takuam në kafe sepse takimin e kishim informal. Më vjen shumë keq se për ju ishte e lodhshme, por ishte takim informal për dy kolegëve.
gazment bardhi bashkimi i pd
Politike
18 October 2022, 18:35
k.m e.k
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se nevoja është që PD të dalë me nj&e...
Politike
18 October 2022, 18:28
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike që sot kërkoi që shqiptarët t&eu...
Politike
18 October 2022, 18:06
e.k
Ditmir Bushati dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar sot me ish-ministrin e Jashtëm të...
Politike
18 October 2022, 18:01
F.M
Edi Rama
PËRMET- Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga ligji për amnistinë fiskale. Në fjalën që mbajti në Pë...
Politike
18 October 2022, 17:54
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për lobingun rus në Partinë Demokratike. Në fjalën që mbajti...
Politike
18 October 2022, 17:48
F.M
Christiane Hohmann dhe Yuri Kim
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim është t...
Politike
18 October 2022, 17:41
F.M
Edi Rama
PËRMET- Kryeministri, Edi Rama duke folur nga Përmeti u ndal dhe tek lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në ekonominë...
Politike
18 October 2022, 17:45
k.m.
Grida Duma
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka dalë nga mbledhja me Enkelejd Alibeajn, ku po zhvillohen diskutime pë...
Politike
18 October 2022, 17:20
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Spartak Braho, ish-deputeti i Partisë Socialiste ka bërë një përmbledhje të situatës politike...
Politike
18 October 2022, 17:15
F.M
Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili
TIRANË- Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismaili nuk ka preferuar që të komentojë...