15 March 2024, 20:09
Nga N.F

VLORË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës.
Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se PS fiton vetë në Vlorë dhe se nuk është çështje nëse socialistët fitojnë apo jo në qytetin bregdetar, por se çfarë do të bëjnë me fitoren. Ai më tej shtoi se për Vlorën duhet bërë shumë më shumë për rritjen ekonomike të qytetit.
“Në Vlorë trëndafili fiton vetë, por çështja nuk është nëse fitojmë apo jo, por çfarë bëjmë me fitoren. Ajo që duhet të marrim mbrapsht nga Vlora dhe gjithë vendi është një rritje ekonomikë më e madhe, ndaj duhet të bëjmë më shumë, shumë më shumë”, u shpreh Rama.
Rama u shpreh se është e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë rëndësia e PS-së dhe roli i PS-së. Sipas tij ato janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit e PS-së, nga përfaqësuesit e PS-së në nivel deputetësh, në nivel anëtarësh të Asamblesë, në nivel këshilltarësh të bashkive, në nivel të deleguarish të Kongresit, pastaj në nivel kryetarësh të organizatave, që rëndësia e PS-së dhe roli i PS-së, janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive ose jo të vetë vendit.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë që sot vendi është në një fazë të re, por njëkohësisht, pasi ka bërë një progres të konsiderueshëm në çdo drejtim, është në nevojë për t’u garantuar që ky progres do të vazhdojë, do të thellohet dhe që ne në radhë të parë si forca që qeveris vendin jemi të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që i përball sfidat me shumë më tepër forcë, me shumë më tepër mençuri, me shumë më tepër vullnet”, shtoi Rama,
rama vlore ps
Politike
15 March 2024, 20:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit...
Politike
15 March 2024, 20:01
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetëesvë të mbledhur po...
Politike
15 March 2024, 20:04
Foto ilustruese
TIRANË-Berisha: Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku në krye të rendit ...
Politike
15 March 2024, 18:57
h.k
VLORË-Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka mbërritur në strukturat e prefekturës së Vlorës për të prezantuar pr...
Politike
15 March 2024, 18:44
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-I pyetur nga Zëri i Amerikës mbi ecurinë e hetimeve për sterilizimin, SPAK-u konfirmoi zyrtarisht se hetim...
Politike
15 March 2024, 18:20
N.F
Ambasadori britanik në Shqipëri
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka reaguar për herë të...
Politike
15 March 2024, 17:53
S.B
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato nëpërmjet një postimi në rrjetin social ...
Politike
15 March 2024, 17:50
N.F
Ambasa amerikane
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas përfundimit të Konferencës së ...
Politike
15 March 2024, 17:24
S.B
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledh...
Politike
15 March 2024, 16:49
N.F
Murrizi
TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi për mes një shkrimi në faqen e tij në "Facebook" ka reaguar në...