LIVE UPDATES
Politike

Takimi Rama-Meloni/ Media italiane: Narkoshteti shqiptar shpërblehet me paratë e italianëve

Një pjesë e artikullit ndalet te lidhjet e mundshme mes politikës shqiptare dhe krimit të organizuar. Në artikull janë cituar deklarata të prokurorit të Napolit, Nicola Gratteri, i cili e përshkruan mafian shqiptare si një strukturë të fuqishme ndërkombëtare, të ngjashme me ‘Ndranghetën.

13 November 2025, 10:47 Nga I.A
Takimi Rama-Meloni/ Media italiane: Narkoshteti shqiptar shpërblehet me
Edi Rama dhe Giorgia Meloni

ITALI- Media prestigjoze italiane 'Domani' ka bërë një artikull mbi takimin e sotshëm të dy qeverive shqiptare dhe italiane. Në artikullin e shkruar nga gazetari Nello Trocchia, theksohet se ky takim do të mbahet pas dështimit të modelit italian për qendrat e emigrantëve në Gjadër.

Një pjesë e artikullit ndalet te lidhjet e mundshme mes politikës shqiptare dhe krimit të organizuar. Në artikull janë cituar deklarata të prokurorit të Napolit, Nicola Gratteri, i cili e përshkruan mafian shqiptare si një strukturë të fuqishme ndërkombëtare, të ngjashme me ‘Ndranghetën.

Po ashtu në shkrim është përmendur edhe një takim i vitit 2019 midis përfaqësuesve të qeverisë shqiptare dhe një karteli kriminal në Aruba. Domani shkruan se ky takim është konfirmuar nga autoritetet italiane, por kryeministri Rama ka heshtur.

Artikulli i Plotë:

Pas marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, me një vlerë prej gati një miliard euro, për menaxhimin e emigrantëve, kryeministri shqiptar, Edi Rama, kthehet në Romë për t’u takuar me Giorgia Melonin. Kryeministrja kishte premtuar, me një ton të prerë, se qendrat për emigrantët, të ndërtuara në tokën shqiptare, “do të funksionojnë”, por ai model ka dështuar.

Nuk është vetëm çështja e efektivitetit, për të cilën ‘Domani’ mund të zbulojë anomali të reja midis agjentëve të riatdhesuar dhe strehimeve të papërshtatshme, por edhe një temë në pjesën më të madhe të heshtur, ajo që lidhet me krimin e organizuar në atë vend.

Në heshtje shtrohet një pyetje: kujt i kemi dhënë 100 milionë euro para publike (të destinuara për mbikëqyrjen e jashtme)? Me cilin vend kemi nënshkruar një marrëveshje prej gati një miliard euro (parashikohet një shpenzim minimal prej 650 milionë euro), për pesë vjet?

Kundërshtarët e qeverisë ‘Rama’, vëzhgues ndërkombëtarë, një pjesë e së djathtës italiane, e kanë quajtur në të kaluarën e afërt Shqipërinë një narkoshtet.

A është ky përkufizim një ekzagjerim?

“Jo, përkundrazi. Grupet shqiptare filluan të trafikojnë marijuanë për të kaluar më pas te heroina, falë marrëdhënieve me mafian turke, dhe në fund te kokaina, për të cilën janë bërë ndërmjetës ndërkombëtarë. Të ardhurat nga këto veprimtari u dhanë grupeve shqiptare më shumë fuqi ekonomike dhe politike, të cilat kanë shumë ngjashmëri me ‘Ndranghetën, që nga familjarizmi deri te kodet e rrepta të sjelljes, të bazuara mbi besën, ndjenjën e nderit dhe të fjalës së dhënë, nga aftësia për t’u infiltruar në indin ekonomik-financiar deri te ndikimi në sektorin politik-administrativ”.

Kështu thotë prokurori i përgjithshëm i Napolit, Nicola Gratteri, i intervistuar nga autori i këtij artikulli për të treguar hegjemoninë ndërkombëtare të mafias shqiptare.

Fjalë të thëna nga një magjistrat ekspert, në vijën e parë kundër krimit, që shtojnë pyetjet mbi nevojën për të nënshkruar një protokoll me një vend jashtë BE-së, i cili nuk ka një kuadër ligjor të përshtatshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe, aq më tepër, nuk ka një legjislacion të aftë për të goditur akumulimin e paligjshëm të pasurive ekonomike dhe financiare.

Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.

Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Gratteri.

Në Villa Pamphili do të zhvillohet takimi midis Ramës dhe Melonit; është parashikuar nënshkrimi i një marrëveshjeje strategjike globale që përfshin sektorë si energjia, shëndetësia, mjedisi, mbrojtja, arsimi, inovacioni, migracioni dhe zhvillimi ekonomik.

Fotografi zyrtare, fjalë lavdëruese reciproke edhe për të fshehur fushatën e dështuar të Shqipërisë. Një vit më parë hapeshin qendrat për emigrantët, pothuajse gjithmonë bosh, të dobësuara nga e drejta ndërkombëtare dhe të shndërruara në monumente të mëdha të shpërdorimit. Në fakt, në një rast, makina burokratike shqiptare ka funksionuar shumë mirë. Është rasti i agjentit të riatdhesuar.

Në projektin e dështuar të ngritur nga qeveria italiane në anën tjetër të Adriatikut, ishte parashikuar edhe një burg me 20 vende. Një strukturë që ndodhet brenda kompleksit më të madh, i cili përfshin qendrën e ndalimit të kërkuesve të azilit dhe qendrën për riatdhesime. Destinuar për ata që, midis emigrantëve, do të kishin kryer krime në zonën e konsideruar nën juridiksionin italian. Aktualisht është i ruajtur nga 15 agjentë të policisë së burgjeve, një e treta e kontingjentit fillestar që ishte dislokuar në Shqipëri. Por çfarë faji ka agjenti i riatdhesuar?

Dyshohej se kishte fotografuar qentë endacakë që mblidheshin, të ushqyer nga policët, pranë burgut bosh. Kështu, pas një procedure disiplinore që u mbyll me pushim çështjeje, agjenti u dërgua përsëri në shtëpi. Pra, riatdhesimi funksionon për ata që dyshohet se ndërveprojnë me sindikatat.

Duke iu përgjigjur një kërkese që i kishte mbërritur departamentit të policisë së burgjeve nga sindikata UIL, zbulohet një mungesë strukturore: dhomat e agjentëve duhet të jenë për një person të vetëm, përndryshe nuk janë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes kombëtare kuadër. Dhe, çfarë ndodh në të vërtetë?

“Dhomat e dedikuara për personelin, me një sipërfaqe prej 30 metrash katrorë, strehojnë për momentin maksimumi dy persona; çdo dhomë, e pajisur me sistem klimatizimi dhe banjo përkatëse, është e kompletuar me mobiliet e parashikuara në shtojcën A të Marrëveshjes Kuadër; është e arsyeshme të theksohet se nuk është regjistruar asnjë ankesë nga personeli”, shkruan Rita Russo, aktualisht drejtoreshë e personelit, dhe më parë ofruese në Piemonte, ku nënsekretari i Drejtësisë është Andrea Delmastro Delle Vedove.

Pikërisht Russo merrej me atë rajon kur kjo gazetë ngriti çështjen e truprojës së Delmastro-s, në veçanti arsyet e zgjedhjes dhe përzgjedhjes së tij, pavarësisht moshës së avancuar. “Nuk dua absolutisht të flas”, u përgjigj ajo.

Heshtje edhe kur e pyetëm për inspektimin e brendshëm të dështuar. Pas asaj përvoje ajo u transferua në Romë për të drejtuar personelin në departamentin që Delmastro menaxhon çdo emërim. Dhe tani përgjigjet për strehimet e papërshtatshme duke i qetësuar të gjithë: “Askush nuk ankohet”. Sepse nëse ankohen, i riatdhesojnë.

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin