Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Bardhi thotë ndër të tjera se gjatë dy viteve të fundit janë ngritur publikisht pretendime për mënyrën e funksionimit të SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara mes individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas lajmit se Bajram Begaj do të mbledhë të hënën Këshillin e Sigurimit Kombëtar, pas skandalit të ndodhur me SHISH. Me anë të një reagimi, Bardhi shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për një spektakël institucional, por për përgjigje.
Ai i drejtohet Begajt edhe me pyetjen se mbi çfarë verifikimesh është mbështetur vendimi për dekretimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH. Bardhi thotë ndër të tjera se gjatë dy viteve të fundit janë ngritur publikisht pretendime për mënyrën e funksionimit të SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara mes individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar.
Reagimi i Bardhit:
NUK KA NEVOJË PËR SPEKTAKËL INSTITUCIONAL. SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR PËRGJIGJE.
Pas zhvillimeve të rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe situatës së krijuar pas vendosjes së drejtores së këtij institucioni nën masën e arrestit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e ardhshme. Por shqiptarët nuk kanë nevojë për një mbledhje formale dhe as për një shfaqje institucionale. Ata nuk kanë nevojë që të mblidhet Këshilli i Sigurimit të Gysit. Qytetarët kanë nevojë për përgjigje konkrete.
Pyetja e parë dhe më e rëndësishme që i drejtohet Bajram Begajt është e thjeshtë:
MBI ÇFARË VERIFIKIMESH U MBËSHTET VENDIMI PËR DEKRETIMIN E VLORA HYSENIT NË KRYE TË SHISH?
Bajram Begaj duhet t’u shpjegojë shqiptarëve, në mënyrë të plotë dhe transparente, se çfarë informacioni, verifikimesh dhe procedurash janë ndjekur përpara emërimit të saj në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Opozita kishte ngritur publikisht pikëpyetje dhe shqetësime lidhur me këtë emërim. Sot, pas zhvillimeve të fundit, këto pikëpyetje kërkojnë përgjigje të menjëhershme institucionale.
ÇFARË VERIFIKOI PRESIDENTI DHE ÇFARË NUK VERIFIKOI INSTITUCIONI I PRESIDENTIT PËRPARA DEKRETIMIT?
Kjo është një pyetje që nuk mund të anashkalohet. Po aq serioze janë pyetjet që lidhen me sigurinë e informacionit të klasifikuar, burimeve njerëzore dhe informacionit sensitiv që administron SHISH. Nëse ekziston apo ka ekzistuar një rrezik që informacionet e këtij institucioni, identitetet e burimeve apo të informatorëve të jenë ekspozuar ndaj strukturave kriminale ose shërbimeve të vendeve jo mike, atëherë kemi përpara një çështje me pasoja potencialisht shumë të rënda për sigurinë kombëtare.
Por përgjegjësia e Presidentit nuk fillon sot.
Gjatë këtyre dy viteve janë ngritur publikisht pretendime dhe shqetësime serioze për mënyrën se si ka funksionuar SHISH dhe për marrëdhënie të pretenduara ndërmjet individëve të caktuar dhe strukturave të krimit të organizuar. Bajram Begaj duhet të sqarojë nëse këto shqetësime janë verifikuar ndonjëherë nga institucionet përgjegjëse dhe, nëse po, cilat kanë qenë përfundimet e këtyre verifikimeve.
Nuk i kërkojmë Presidentit të ndërhyjë në hetimet e SPAK-ut apo në vendimmarrjen e gjykatave. I kërkojmë të japë llogari për përgjegjësitë e veta institucionale.
EDHE ÇËSHTJA E BLLOKIMIT TË BETIMIT TË ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE PËR LLOGARI TË ERGYS AGASIT KËRKON TRANSPARENCË.
Bajram Begaj duhet të shpjegojë publikisht arsyet dhe bazën institucionale të vonesës së betimit për më shumë se 47 ditë të z. Asim Vokshi dhe të sqarojë nëse kjo vonesë ka qenë pjesë e një procedure normale institucionale apo nëse ka pasur rrethana të tjera që duhet t’u bëhen të ditura qytetarëve. Pretendimet për ndërhyrje të grupeve kriminale apo ndikim të paligjshëm në përbërjen e Gjykatës Kushtetuese janë tepër serioze për t’u lënë në nivelin e deklaratave politike. Ato kërkojnë transparencë dhe verifikim nga organet kompetente.
Prandaj, Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk mund të përdoret si zëvendësim për llogaridhënien. Presidenti, njëlloj si Kryeministri, duhet të përgjigjet për vendimmarrjen e tij.
Duhet të shpjegojë çfarë verifikoi, çfarë dinte, çfarë nuk dinte dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një President që shfaqet vetëm pasi kriza ka shpërthyer. Shqiptarët kanë nevojë për një President që merr përgjegjësi, jep llogari dhe garanton se institucionet e sigurisë së Republikës nuk përdoren për interesa politike apo kriminale. Prandaj, përpara çdo mbledhjeje formale të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, Bajram Begaj duhet t’u japë shqiptarëve transparencën që meritojnë. Jo propagandë. Jo formalitet. Jo heshtje. Përgjegjësi dhe transparencë./Dosja.al
Iris Luarasi TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka reaguar lidhur me reagimin e ish-drejtueses së SHISH-it ndaj gazetares...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar një tjetrë skandal qeveritar me pagesat për TIMAK Defence. Duke folur në një deklarat&eu...
Edi Rama SHBA- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku thekso...
Vlora Hyseni TIRANË- Mëngjesin e 22 shtatorit, forcat e Policisë së Shtetit zbarkuan për kontroll në një kompleks vilash...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtun&e...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi nuk do të ndalet derisa përgjegjësit për sulmin në Banjskë...
Fotografitë e katër ish-eprorëve të UÇK-së janë vendosur në afërsi të ndërtesës së Qeveris&...
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke patrulluar pranë Manastirit të Banjskës Në përvjetorin e ...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Posaçme, se e gjithë...
Gazmend Bardhi TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar lidhur me sulmin e ish-drejtoreshës së SHISH, ndaj...