Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Pse bën foto? Rama kap të riun nga qafa dhe ia dorëzon policisë, çfarë ndodhi në Aeroportin e Napolit? (VIDEO)
Në pamje shihet edhe momenti kur Rama dhe i riu zbresin nga shkallët dhe kryeministri e mban të riun me dorë në pjesën e qafës. E gjitha ka nisur pasi i riu i ka bërë një foto kryeministri Edi Rama dhe ky i fudnit i ka thënë pse bën foto.
14 September 2026, 21:02Nga E. D
pamjet
NAPOLI- Një episod i pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit, ku kryeministri Edi Rama shihet duke zbritur nga avioni së bashku me një të ri. Në pamjet e siguruara nga një qytetar që ndodhej në avion, Rama duket se e mban të riun me dorë në pjesën e qafës, ndërsa në fund të shkallëve shihen efektivë të policisë italiane.
Në pamje shihet edhe momenti kur Rama dhe i riu zbresin nga shkallët dhe kryeministri e mban të riun me dorë në pjesën e qafës. E gjitha ka nisur pasi i riu i ka bërë një foto kryeministri Edi Rama dhe ky i fundit i ka thënë pse bën foto.
Ndërsa i riu i ka thënë Ramës a nuk lejohet me bë foto dhe kryeministri ka qeshur me ironi. Pak para se të zbrisnin, i riu ka folur sërish, ku i ka thënë Kryeministrit që të mos kthehet në Shqipëri se e ka bërë punën m***.
Më pas Kryeministri është acaruar dhe i ka kërkuar që të zbresin bashkë nga avioni dhe gjatë zbritjes nga shkallët i ka thënë "E di që të zhduk".
I riu i është kthyer me një fjalor të rëndë "Ma rr*** k**** dhe në këtë moment, Kryeministri e ka kap me thonj nga qafa, duke e mavijosur. Menjëherë pas zbritjes, Rama ia dorëzon të riun policisë italiane, e cila e shoqëron drejt një automjeti dhe e fut brenda.
Megjithatë, rrethanat e plota të episodit mbeten të paqarta. Nuk ka ende konfirmim zyrtar nëse fotoja ka qenë arsyeja e shoqërimit apo nëse ka pasur ndonjë ngjarje tjetër para momentit të filmuar.
Fotot ku i riu duket me shenja në qafë i ka publikuar në rrjetet sociale edhe gazetari Çim Peka, ku krahas shkruan se Rama ka sulmuar me thonj emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit.
"Ky duhet mbyll urgjentisht ne psikiatri! Rama kap me thonjë emigrantin shqiptar duke zbritur nga avioni ne Napoli. Pse thoni ju: Emigranti e paska këshilluar të mos kthehet më në Shqipëri se boll dem ka bërë. Rama e kap me thonjë duke zbrit nga shkallet e avionit dhe e kërcënon me fjalët: Të zhduk! Pastaj i drejtohet policisë italiane ta shoqërojë emigrantin shqiptar se i paska bërë foto pa leje. Me këtë monstër duhet marre seriozisht, ky çdo dite po kërkon argat me …. e vete!’, shkruan gazetari Çim Peka në postimin e tij./Dosja.al