16 August 2023, 08:58
Nga A.B

Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në Nju Jork të martën se kishte punuar për oligarkun rus Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.
Ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin për një akuzë në këmbim të tërheqjes së akuzave të tjera. Ish-agjenti McGonigal, i cili jeton në Nju Jork, është akuzuar veçmas në një gjykatë federale në Uashington për fshehjen e të paktën 225,000 dollarëve, që dyshohet se ka marrë nga një ish-zyrtar i zbulimit shqiptar ndërsa punonte për FBI-në.
Në janar, prokurorët e akuzuan ish-agjentin special Charles McGonigal, i cili drejtonte divizionin e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork përpara se të dilte në pension në vitin 2018, se ishte paguar fshehurazi nga oligarku rus Deripaska në këmbim të hetimit të një biznesmeni rival. Ai akuzohet se punoi për të hequr sanksionet kundër oligarkut Deripaska në vitin 2019, qëllim që nuk u arrit.
Në atë kohë, ish-agjenti McGonigal nuk e pranoi fajësinë përballë katër akuzave penale, përfshirë akuzat për pastrim parashë dhe shkeljen e sanksioneve.
McGonigal, 55 vjeç, tha në gjykatën federale në Manhattan të martën se ai kishte punuar për oligarkun Deripaska midis pranverës dhe vjeshtës së vitit 2021 për të gjetur informacione negative për rivalin Vladimir Potanin, në një përpjekje për ta vendosur atë në listën e sanksioneve amerikane.
Ish-agjenti i FBI-së u pagua 17,500 dollarë, të transferua nga Rusia përmes llogarive në Qipro dhe Nju Xhersi, në një përpjekje për të maskuar burimin e pagesave, tha ai. McGonigal i tha gjykatës se ishte “thellësisht i penduar” për veprimet e tij. Avokati i tij, Seth DuCharme, u tha gazetarëve pas seancës se klienti i tij ishte trajtuar në mënyrë të drejtë. Akuza për konspiracion parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Gjyqtarja Jennifer Rearden ka në plan të shpall dënimin për McGonigal më 14 dhjetor./VOA
charles mcgonigal
Politike
15 August 2023, 21:32
A.B
Charles McGonigal
SHBA- Ish-zyrtari i lartë i FBI-së në New York, Charles McGonigal pranoi ditën e sotme se ka lobuar për t&e...
Politike
15 August 2023, 18:47
A.B
Fredi Beleri
GREQI- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleris, i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në paraburgim, akuzon kryeministrin E...
Politike
15 August 2023, 16:19
A.B
Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj ka kaluar në heshtje, pa dekret, dy ligjet e fundit të qeverisë për masat ndaluese për mjek&e...
Politike
15 August 2023, 16:03
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi foli për videon e publikuar ku dëgjohej kryetari i Bashkisë...
Politike
15 August 2023, 15:38
m.s
Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj nuk është shprehur kundër lidhur me ligjin për mjekët e ri, duke bërë që t&eu...
Politike
15 August 2023, 14:59
A.B
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se protesta e djeshme për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beler...
Politike
15 August 2023, 14:58
A.B
Besart Xhaferri
TIRANË- Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri në një deklaratë për mediat u shpreh se miku i kryeministrit...
Politike
15 August 2023, 14:41
A.B
Meloni
TIRANË- Prej ditës së djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni bashkë me familjarët e saj dhe një grup miqsh ndo...
Politike
15 August 2023, 13:12
a.l
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
VLORË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurt...
Politike
15 August 2023, 12:52
k.m.
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mistotakis
Rreth mesnatës së 12 majit, në Himarë, një qytet bregdetar në rivierën shqiptare, t...