2 July 2024, 22:03
Nga E. D
Tonin Marinaj
TIRANË- Kryetari socialist i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj i është përgjigjur një kërkesë që PD ka bërë në prokurori për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij. Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. Marinaj përmes një postimi në Facebook ka mohuar gjithçka. Gjithashtu ai është shprehur se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja dhe SPAK-u.
“Nuk u habita shumë për vazhdimin e valsit të turpit të shpifjeve as ndaj meje, as institucionit që synojnë të ndotin dhe as Malësisë së Madhe që, bashkëmalësorë të mi, po japin prova prej vitesh që nuk e duan. Ose që interesat e tyre, i vendosin para interesit të malësorëve e Malësisë sonë. U habita nga “skenari” i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, “skenar” që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen, ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe dhe malësorët, do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t’i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t’i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD- ve” shkroi në postimin e tij Marinaj.
Thuhet se emri i Tonin Marinajt ka dalë në një hetim të prokurorisë së Firences të 5 qershorit 2015. Në përmbajtje të këtij akti janë parashtruar tre episodet e mësipërme, si dhe janë përshkruar provat mbi të cilat bazohet akuzat, të cilat kryesisht lidhen me përgjime telefonike në numrave dhe pajisjeve që kanë përdorur anëtarët e organizatës kriminale, e dyshuar si e drejtuar nga Tonin Marinaj.
tonin marinaj
Politike
2 July 2024, 20:50
E. D
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalmit të tij mbrëmjen e stome para mbështetësve u n...
Politike
2 July 2024, 20:38
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme u ka bërë thirrje&n...
Politike
2 July 2024, 20:32
M.B
Foto nga takimi
TIRANA- Në Tiranë autoritetet publikuan sot strategjinë e re të mbrojtjes sociale për 5 vitet e ardhshme, që ...
Politike
2 July 2024, 20:26
E. D
Sali berisha
TIRANË- Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve&nb...
Politike
2 July 2024, 18:30
E. D
pamje nga takimi
TIRANË-Mbrëmjen e 11 korrikut opozita ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të zhvillohet në bule...
Politike
2 July 2024, 15:37
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Ka vijuar mes debatesh seanca e dëshmisë së ish-drejtori të AMP-së, Ardi Veliu në Komisionin heti...
Politike
2 July 2024, 15:19
I.A
Tonin Marinaj
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë një kërkesë zyrtare zyrtare Prokurorit të P...
Politike
2 July 2024, 12:30
N.F
Mbledhja
TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Socialistët në nisje të sean...
Politike
2 July 2024, 12:21
N.F
Mbledhja
TIRANË- Komisioni për të dhënat e TIMS ka nisur ditën e sotme me debate. Socialistët në nisje të sea...
Politike
2 July 2024, 12:16
r.ll
fredi beleri
TIRANË- KQZ do të zhvillojë të enjten seancën publike në orën 11:00, ku do të shqyrtohet vlefshmë...