21 April 2026, 16:13
Nga E. D
Edison Memolla
RROGOZHINË- Ish kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Memolla kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 1 vit burg pasi e shpalli fajtor për korrupsion zgjedhor. Ndërkohë, Genti Shala ështe caktuar si relator i rekursit të Memollës.
Pas shpalljes së vendimit nga Apeli i GJKKO në shkurt, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij.
Memolla akuzohet për “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vitet në vijim dhe nga ky moment bashkia e Rrogozhinës është pa një kyryetar bashkie dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Konkretisht, Memolla u dënua për korrupsion në zgjedhje, pasi SPAK zbuloi një bisedë të tij kur kandidonte në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, me elektricistin e OSHEE Blerim Xhamani.
Memolla i kërkoi elektricistit të mos i ndërpresë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që të votonte në favor të tij në zgjedhje. Gjithashtu sipas SPAK, Memolla bisedoi edhe për punësime në Bashkinë e Rrogozhinës, në këmbim të votës./Dosja.al
edison memolla
Politike
21 April 2026, 16:07
E. D
Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku në takim me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Senatin Italian, Maurizio Gasparri
ITALI- Kryetari i ...
Politike
21 April 2026, 15:34
E. D
Redi Molla
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Bashkisë së Tiranës, Redi Mollës...
Politike
21 April 2026, 15:28
E. D
Kyriakos Mitsotakis, Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Greqia gjatë datave 21–23...
Politike
21 April 2026, 14:59
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mart&e...
Politike
21 April 2026, 13:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekspertë të Bashkimit Evropian kanë inspektuar pikat e prodhimit dhe grumbullimit q&...
Politike
21 April 2026, 13:35
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian ka në të njëjtën kohë mund...
Politike
21 April 2026, 13:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se modernizimi i rrjetit të laboratorëve dhe veterinarive është një domosdosh...
Politike
21 April 2026, 13:26
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është e faktuar, se Taulant Balla ka por...
Politike
21 April 2026, 13:23
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e cilësoi sigurinë ushqimore si sfidën më komplekse të procesit të anëtar&eu...
Politike
21 April 2026, 13:21
D.S
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, karakteri i protestave të opozitës do vijojë t&eum...