15 October 2024, 17:43
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për lirim nga burgu.
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se PD e konsideron këtë si ridënim të Salianjit dhe përndjekje të opozitës. Në reagim thuhet se PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.
REAGIMI I PLOTË:
Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.
Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.
Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.
Partia Demokratike shpreh edhe njëhere mbështetjen për deputetin e saj dhe për cdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit.PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.
Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit.
ivi kaso pd ervin salianji
Politike
15 October 2024, 17:12
N.F
Tiranë
TIRANË- Shqipëria hapi të martën në Luksemburg kapitujt e parë të negociatave për anëtar...
Politike
15 October 2024, 17:07
LUKSEMBURG- Shqipëria ka hapur sot zyrtarisht grupin e dytë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. P&e...
Politike
15 October 2024, 15:10
N.F
Rama
LEZHË- Shqipëria i ka thënë “jo” kërkesave të disa shteteve europiane për të marrë emigrant&e...
Politike
15 October 2024, 15:01
I.A
Ilda Zhulali
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme ne PD, Ilda Zhulali me anë të një deklarate p&eu...
Politike
15 October 2024, 14:43
I.A
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullim të ven...
Politike
15 October 2024, 14:28
M.B
Foto nga konferenca
TIRANA- Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ka reaguar pas hapjes së kapitujve të parë të negociat...
Politike
15 October 2024, 14:26
Edi Rama
LUKSENBURG- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hapjen zyrtare te negociatave të Shqipërisë me Bashkimit Evropia...
Politike
15 October 2024, 14:17
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Partia Demokratike denoncoi sot publikisht një vendim antikushtetues të Gjykatës së Lartë. Koordinatori...
Politike
15 October 2024, 14:11
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se pavarësisht se kush do jetë pas zgjedhjeve në Shtëp...
Politike
15 October 2024, 14:09
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha, ka reaguar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Sipas tij, se ky është një ...