8 July 2025, 15:18
Nga r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka vendosur sot që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të vijojë qëndrimin në qeli. Ai kishte kërkuar në Gjykatën e Lartë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, por kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese.
Vendimi i sotëm është dhe vendimi më i lartë i gjyqësorit që vendosi vazhdimin e qëndrimit në burg për Veliajn. Të gjitha kërkesat e tjera që janë bërë nga ai në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, për t'u liruar nga burgu janë rrëzuar.
Konkretisht, më 9 qershor Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia me garanci pasurore, duke lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" të caktuar ndaj tij. Më 17 qershor Gjykata e Posaçme la sërish në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn. Më 24 prill Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi po ashtu kërkesën e kryebashkiakut për heqjen e sekuestros së celularit.
Në të tilla kushte duket se bashkia më e madhe në vend po shkon drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri të saj. Aktualisht kryetare e komanduar është Anuela Ristani e cila u caktua nga kryeministri Edi Rama pas burgosjes së Veliajt.
Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj gjykata e larte
Politike
8 July 2025, 14:42
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka bërë një deklaratë sot ku...
Politike
8 July 2025, 14:44
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkime të tjera në bashkitë e vendit, pas Vlorës. Gjatë ...
Politike
8 July 2025, 14:34
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme sërish sulmet ndaj prokurores së Shkodrës në lidhje me st...
Politike
8 July 2025, 14:28
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aksionin në Vlorë për lirimin e hapësirave publike. Duke folu...
Politike
8 July 2025, 14:03
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar mesditën e sotme kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tir...
Politike
8 July 2025, 13:37
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar përgjigjen e prokurorisë Shkodër, ndaj kryeministri...
Politike
8 July 2025, 13:29
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha vijoi me komentet për zgjedhjet parlamentare dhe me publikimin e dokumenteve de...
Politike
8 July 2025, 13:18
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se DHL i dorëzoi zar...
Politike
8 July 2025, 13:08
I.A
Protesta per ndalimin e TikTok
AUSTRI- Një investigim për ndalimin e TikTok në Shqipëri është bërë nga rrjeti ...
Politike
8 July 2025, 13:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se ish-deputeti Ervin ...