25 August 2022, 15:26
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Qeveria ka vendosur që të zgjasë me 6 muaj qëndrimin e afganëve në vendin tone, një vit pasi mbërritë në Shqipëri, që nga koha kur talebanët pushtuan Afganistanin. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, pas përfundimit të afatit të qendrimit të të tyre në Shqipëri.
Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ngarkohen për zbatimin e këtij vendimi.
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
edi rama afganet ne shqiperi
Politike
25 August 2022, 15:25
Kreu i Partisë së Lirisë tha në një intervistë për Euronews Albania se kërkesa për referendum është pik...
Politike
25 August 2022, 15:24
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se akuz...
Politike
25 August 2022, 14:51
e.k
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama i bën shantazh SPAK-ut, ku sjell ...
Politike
25 August 2022, 14:46
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse do të kandidojë pë...
Politike
25 August 2022, 14:25
A.B
Ilir Meta
VLORË- Kryetari i Partise së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se mezi pret shtatorin për të nisur fush...
Politike
25 August 2022, 14:16
A.B
Ilir Meta
VLORË- Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk po ndjek më çështjen gjyqësore nd...
Politike
25 August 2022, 14:06
e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paraqiti ditën e sotme vendimet e qeverisë...
Politike
25 August 2022, 13:31
A.B
Evis Kushi dhe Edi Rama
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave për rastin e ish nën-kampion...
Politike
25 August 2022, 12:43
A.B
Belinda Balluku
TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku u pyet se nëse duhet shkrirë Bordi i Tr...
Politike
25 August 2022, 11:59
A.B
Edi Rama dhe Luiza Gega
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një shkrim të gjatë, duke iu përgjigjur të gj...