30 January 2026, 18:05
Nga E. D
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti Klevis Balliu, në një prononcim për media deklaroi se është ndaluar në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës për inspektimin e kushteve në Burgun 313, duke e cilësuar veprimin si shkelje të hapur të ligjit dhe pengim të kontrollit institucional.
Sipas Balliut, inspektimi kishte për qëllim verifikimin e trajtimit të të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, përfshirë edhe Presidentin Ilir Meta, për të cilin ka pasur shqetësime publike mbi kushtet e trajtimit.
Prononcimi i plotë:
Sot u ndalova në mënyrë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës sime për inspektimin e kushteve në Burgun 313. Ky veprim përbën një shkelje të hapur të ligjit dhe një pengim të kontrollit institucional.
Qëllimi i këtij inspektimi ishte verifikimi i kushteve të trajtimit të të gjithë të burgosurve dhe të paraburgosurve, pa përjashtim, përfshirë këtu edhe Presidentin Ilir Meta, për të cilin janë shprehur publikisht edhe zyrtarë të tjerë se kushtet që nga momenti i arrestimit deri te trajtimi i tij kanë qenë të padrejta. Kjo ishte pjesë e detyrimit ligjor për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.
Inspektimi i kushteve në institucionet e vuajtjes së dënimit është një detyrim ligjor dhe jo një favor i administratës. Ndalimi im tregon një mungesë të theksuar transparence dhe përpjekje për të fshehur problematika serioze.
Fatkeqësisht, Shqipëria po shndërrohet në një rast unik ku institucionet shtetërore, në vend që të zbatojnë ligjin, e shkelin atë. Kjo nuk është një çështje personale, por një problem serioz i shtetit të së drejtës. Për këtë arsye, do të ndjek çdo rrugë ligjore dhe institucionale për të garantuar respektimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut për çdo të burgosur./Dosja.al
klevis balliu
Politike
30 January 2026, 17:49
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me debati për paraburgimet, ku sipas tij njerëzit mbahen me muaj në burg pa u gjykuar...
Politike
30 January 2026, 17:28
D.S
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e dronit “Skifteri K1” nga dy kompani nga Gjilan...
Politike
30 January 2026, 17:21
E. D
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit Kombë...
Politike
30 January 2026, 16:54
E. D
TIRANË- Sapo prokurorët e SPAK thyen disa tabu me dosjet e Belinda Ballukut dhe të Ergys Agasit duke i prishur qejfin Edi Ramës me një...
Politike
30 January 2026, 16:33
E. D
Foto Ilustruese
TIRANË- Seanca plenare e rradhës do të mbahet ditën e martë më 3 shkurt. Në rendin e ditë...
Politike
30 January 2026, 16:19
D.S
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë 345 600 000 lekë për partitë politike, ku pjesën më...
Politike
30 January 2026, 15:14
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka depozituar në GJKKO kërkesë për zëv&eu...
Politike
30 January 2026, 14:27
I.A
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur një kontroll ditën e sotme në ambientet e kompanisë 'Evita'. Kjo kompani &e...
Politike
30 January 2026, 14:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se shqiptarët prisnin nga raporteri i PE-së kërkesën për të...
Politike
30 January 2026, 14:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni opozitar mbështet ...