14 April 2025, 19:47
Nga N.F
Ministri Hoxha
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar së fundmi në njësinë numër 1 në Tiranë teksa nxjerr nga mjeti që udhëton një pako me fletushka. Këto fletë besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Aktivisti Rigels Xhemollari në rrjetet sociale ka ndarë disa video ku duket ministri Hoxha. Xhemollari në një nga videot shprehet se Hoxha nxorri nga makina e shtetit fletëpalosje. Sipas tij makinat e shteti dhe garda e republikës që po përdoret nga Hoxha ndërsa ato paguhen nga qytetarët për ti shërbyer shtetit dhe jo partisë.
"Këtu nddhemi në njësinë numer 1. Ky është Ervin Hoxha ministër i brendshëm, nxorri disa fletëpalosje nga makina e shteti që paguhet me paratë e shtetit. E shoqërojnë dy makina të tjera, badyguard dhe garda e republikës. I paguajmë për ti shërbyer shtetit jo partisë. Ja prova për prokurorinë dhe SPAK e këdo organ që mund të hetojë ministrin e brendshëm është këtu," shprehet ai në video.
Më tej ai shkruan në postim se fletushkat kanë simbole të PS-së dhe numrin 5-së. Aktivisti bëri thirrje që SPAK të nisë hetimet për ministrin. Ai shtoi se dorëheqja nuk duhet te diskutohet, por ky krim zgjedhor duhet te hetohet e të bëhet shembull për këdo zyrtar tjeter.
"SPAK TE NISE HETIM PER MINISTRIN E BRENDSHEM ERVIN HOXHA. Ne shkelje flagrante Ministri i Brendshem Ervin Hoxha përdor makinen e shtetit (targa e evidentuar) dhe Garden e Republikes ne njesine nr 1 ne Tirane.
Perdorimi i Makines dhe shoqerimi i Gardes jashte orarit te punes, por në shërbim te ministrit si kandidat per deputet i PS, me fletushka qe kanë simbolë te PS si numri 5 përben veper penale dhe dënohet me burg. Dorëheqja nuk duhet te diskutohet, por ky krim zgjedhor duhet te hetohet e te behet shembull per kedo zyrtar tjeter," shkruan Xhemollari në Facebook".
ministri hoxha
Politike
14 April 2025, 20:01
E. D
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit t...
Politike
14 April 2025, 19:56
r.ll
edi rama
LUKSEMBURG- Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së...
Politike
14 April 2025, 19:46
marta kos
LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos teksa po fliste për objektivat e Shqipërisë...
Politike
14 April 2025, 19:49
E. D
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar takimin në Durrës ku ka prezantuar kandidatët e koalic...
Politike
14 April 2025, 19:42
marta kos
LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos gjatë fjalës së saj në konferencë...
Politike
14 April 2025, 19:32
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes.
TIRANË- Dy muaj pas arrestimit te kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt janë parë në ambientet...
Politike
14 April 2025, 19:40
r.ll
edi rama
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për media me Komisionere...
Politike
14 April 2025, 19:35
r.ll
konferenca
LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e përbashkët për mediat me Komisione...
Politike
14 April 2025, 19:31
r.ll
ministri polak
LUKSEMBURG- Konferenca e katërt ndërqeveritare mes Bashkimit Europian- Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociata...
Politike
14 April 2025, 19:12
N.F
Agron Doburuna
KOSOVË- Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agron Doburuna, përmes një postimi n&...