6 July 2022, 08:11
Nga A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria bashkë me Hollandën po përgatisin një propozim të tyrin se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale eurpiane ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar disa pamje gjatë takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, ku thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë.
'Vizita në Hagë ka pasur një lajm të jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë. Shqipëria bashkë me Hollandën do të përgatisin një propozim të tyren për se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale europiane, ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Kjo është një ide e re për të gjeneruar një energji dhe fuqi të re europiane, pa e zëvendësuar dhe as anashkaluar procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Ndërsa ideja e propozimit shqiptaro-hollandez mori jetë pikërisht gjatë vizitës në Hagë, ku duke vlerësuar lart punën dhe arritjet e Shqipërisë, po edhe duke çmuar kontributin tonë kritik në tryezën e Këshillit Europian, kryeministri Mark Rutte më kërkoi të hidhnim në letër, bashkarisht, si dy vende mike, njëri në rrënjët e BE-së, tjetri ende jo në BE, një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian. Ky është një moment i paimagjinueshëm deri pak vite më parë i Shqipërisë në arenën politike ndërkombëtare dhe më gjerë si edhe një shprehje prekëse për Shqipërinë e për shqiptarët. Do të punojmë me kryeministrin Rutte dhe skuadrat tona për të nxitur një debat konstruktiv e produktiv për Europën e të gjithë europianëve, në Samitin e Madh për këtë temë, në Pragë tetorin e ardhshëm, ku do të paraqesim edhe propozimin tonë.'- deklaron Rama.
Kryeministri Mark Rutte ka kërkuar që të hidhet në letër një këndvështrim të përbashkët për sesi duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian.
edi rama
Politike
6 July 2022, 08:05
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali. Mediat fqinje raportojnë se policia u informua nga...
Politike
5 July 2022, 23:57
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratës s&...
Politike
5 July 2022, 23:37
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar se kryeministri Edi Rama, sipas saj, &eum...
Politike
5 July 2022, 23:35
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbuluar se ka dërguar disa letra në ins...
Politike
5 July 2022, 23:31
k.m.
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka bërë një listë të gjithë zyrtarëv...
Politike
5 July 2022, 22:54
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vjedhjet nga bordet e vendosura nga qeveria Rama po vijojnë. Me anë...
Politike
5 July 2022, 22:14
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përhapjen e vatrave të zjarreve në vend. Me anë të ...
Politike
5 July 2022, 21:53
k.m.
Frida Krifca
TIRANË- Kohë krize, fermerët nuk po shehin dot prodhimin e verës, e mezi mbulojnë shpenzimet, por ministrja e Bujq&eu...
Politike
5 July 2022, 21:42
k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Debat i ashpër mes kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit dhe gazetares Klodian...
Politike
5 July 2022, 21:28
k.m.
Monika Kryemadhi dhe Klodiana Lala
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përplasur me ...