23 December 2024, 20:40
Nga r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË - Protesta e sotme e opozitës u shoqërua vazhdimisht me tensione mes policisë dhe protestuesve. Në një moment, nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka humbur ndjenjat pas përplasjes me efektivët e policisë. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Gjekmarkaj u ul në tokë dhe u rrethua menjëherë nga protestuesit dhe deputetët e opozitës të cilët i erdhën në ndihmë. "Sillni ujë, sillni ujë" dëgjohen të thërrasin protestuesit, ndërsa deputeti është i shtrirë në tokë.
Pas këtij incidenti ai u dërgua për ndihmë mjekësore te spitali i Traumës. PD ka akuzuar policinë se me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë dhunuar deputetin. Ata janë shprehur se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet dhe nënkryetar i Kuvendit.
Protesta e opozitës në kuadër të mosbindjes civile ka zgjatur rreth tre orë, ku u bllokua qarkullimi në pesë pika kyçe të kryeqytetit, konkretisht te Rruga e Elbasanit, Pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Sheshi Willson dhe bashkia e Tiranës. Që në nisje të saj protesta është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve. Situata më e tensionuar është paraqitur në Rrugën e Elbasanit dhe tek Pallati me Shigjeta. Ndërkohë kreu i PD-së, Sali Berisha ka qenë i pranishëm në të gjitha pikat ku u mbajt protesta. Berisha tha për mediat se mosbindja civile nuk do të ndalet deri në krijimin e qeverisë teknike dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira.
agron gjekmarkaj protesta e opozitës 23 dhjetor 2024
Politike
23 December 2024, 20:20
N.F
Noka
TIRANË- Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë protestës së sotme të opozitës është përplasur me policin&eu...
Politike
23 December 2024, 20:32
r.ll
pamje nga protesta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës të...
Politike
23 December 2024, 20:04
N.F
Berisha dhe Gjekmarkaj
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas protestës ka shkuar drejt spitalit të Traumës ku ka vi...
Politike
23 December 2024, 19:38
r.ll
TIRANË- Mosbindja civile e opozitës në pesë pikat kyçe të kryeqytetit, konkretisht në Sheshin Willson, Pallati me Sh...
Politike
23 December 2024, 19:35
sali berisha
“Dënoj me forcë më të madhe dhunën e urdhëruar nga Rama ndaj nënkryetarit të Parlamentit dhe t&e...
Politike
23 December 2024, 19:19
N.F
Protesta
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj është tranportuar drejt spitalit të Traumës pasi nuk ë...
Politike
23 December 2024, 19:01
N.F
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj nuk është ndjerë mirë gjatë protestës së...
Politike
23 December 2024, 19:10
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reguar nga burgu për protestën e opozitës që po zhvill...
Politike
23 December 2024, 19:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar dhunimin e deputetit Agron Gjekmarkaj. Gjatë fjalës së t...
Politike
23 December 2024, 19:01
I.A
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti demokrat Xhelal Mziu është dhunuar nga efektivët e policisë ditën e sotme. Gjatë protest&eu...