Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
VIDEO/ Veprimi që nuk i mungon tashmë takimeve të tyre, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit në Itali, kryeministrja italiane "i tërheq vëmendjen"
Pas këtij momenti duket se Meloni i ka tërhequr "vëmendjen" Ramës për veprimin e tij.
10 July 2025, 15:40Nga r.ll
pamje nga rama
ITALI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Pas mbërritjes së tij atje, Rama është pritur nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.
Edhe në këtë takim mes tyre, kryeministri nuk ka harruar të ulet sërish në gjunjë, një veprim që është bërë i zakonshëm në takimet e tij më homologen italiane. Pas këtij momenti duket se Meloni i "ka tërhequr vëmendjen" Ramës për veprimin e tij.
Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.
Ndërkohë që do të ketë pjesmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.