LIVE UPDATES
Politike

Videoskandali erotik me Safet Gjicin, Alma Kaçi tregon kush ia kërkoi ta realizonte: Me dëshirën e tij i hodhi karburant makinës time dhe më dha...

Po ashtu ajo flet edhe për takimin me Abedin Oruçin, personin që Gjykata thotë se ka qenë ai që i ka këkruar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë, në këmbim të parave që më pas i ka dhënë. Po ashtu ajo flet edhe për takimin me Abedin Oruçin, personin që Gjykata thotë se ka qenë ai që i ka këkruar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë, në këmbim të parave që më pas i ka dhënë.

17 April 2024, 20:29 Nga r.ll
Videoskandali erotik me Safet Gjicin, Alma Kaçi tregon kush ia
alma kaci

TIRANË- Është zbardhur vendimi i arsyetuar i GJKKO për dënimin me 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjicin, dhe me 1 vit burg Alma Kaçin. Kjo e fundit filmoi videon e aktit seksual në zyrën e Gjicit në bashkinë e Kukësit. 

Në dosjen e Gjykatës së Posaçme, është e zbardhur dhe deklarata që Alma Kaçi ka dhënë para hetuesve, ku pranon se e ka takuar Safet Gjicin edhe një herë para se ta regjistronte, ku pretendon se ai ka bërë veprime të turpshme seksuale para saj, me veten e tij. Ndërkohë herën e dytë, ajo deklaron se është rasti kur e ka filmuar.

Po ashtu ajo flet edhe për takimin me Abedin Oruçin, personin që Gjykata thotë se ka qenë ai që i ka këkruar që të kryej këtë akt dhe ta filmojë, në këmbim të parave që më pas i ka dhënë.

PJESË NGA VENDIMI I GJYKATËS:

Kam arritur në Kukës më herët se ora e takimit dhe ndalova tek lokali i Oruçit. Fillimisht lashë makinën tek karburanti dhe u ula që të pija kafe.

Aty e takova dhe shtetasin Abedin Oruçi i cili qëndroi pak minuta bashkë me mua dhe aty i thashë që do shkoja te zyra e Safet Gjicit për çështjen e qenve për të cilën dhe ai kishte dijeni sepse e kisha diskutuar gjatë fushatës atë që kërkoja për qentë e rrugës…

Pasi punëtori i Abedinit furnizoi makinën me karburant me 5,000 lek të reja me dëshirën e vetë të cilat nuk më la ti paguaja.

Ndërkohë dhe shtetasi Safet Gjici më shkruajti të shkoja në 9 e 30 dhe u nisa të shkoja në zyrën e tij…

U largova nga zyrat e Bashkisë Kukës dhe në kthim ndalova tek …, përsëri makinën e lashë tek karburanti i cili ndodhet përballë … nga ana tjetër e rrugës. Kur u ndala çantën e lashë tek makina dhe mora vetëm portofolin dhe u ula tek kafja.

Abedinit i thashë vetëm që e takova kryetarin dhe do ja nis me email projektin. Gjë tjetër nuk kam diskutuar me Abedinin atë ditë.

Gjykata shprehet se në deklarimin e mësipërm ajo shpjegon se lidhur me çfarë ka ndodhur me Safetin nuk ka folur me shtetasin Abedin Oruçi. Ndërkaq, po në të njëjtin deklarim ajo pohon se kryerjen e filmimit ja ka kërkuar Abedini, por jo për arsye monetare por për arsye shoqërore dhe po ashtu ka deklaruar se ja ka treguar Abedinit i cili ja ka mbajtur pa dëshirën e saj.

Në dosje thuhet se konkretisht, shtetasja Alma Kaçi e pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale më datë 17 Qershor 2023: A ju ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi të realizoni materialin filmik dhe t’ja dorëzoni atij në këmbim të ndonjë shpërblimi monetar? ka shpjeguar: Po, ma ka kërkuar në formë shoqërore meqenëse kjo sjellje e Kryetarit të Bashkisë Kukës, ishte një sjellje e përsëritur në zyrat e shtetit në bazë të fjalëve që qarkullonin.

Nuk kam marrë asnjë përfitim monetar ose shpërblim, vetëm 15,000 lekë të reja, që mi ka dhënë dhuratë për djalin.

Nuk kam patur qëllim që t’ja jap këtë material filmik shtetasit Abedin Oruçi, por ai e hapi në kompjuterin e tij dhe kur ja kërkova t’ja merrja ma mbajti me dhunë materialin filmik. Regjistrimin e kam bërë më anë të një gote që me anë të së cilës kam bërë filmimin.

Në dosje thuhet: Pra, në deklarimin e parë shtetasja Alma Kaçi pohon se është pikërisht shtetasi Abedin Oruçi ai i cili i ka kërkuar kryerjen e filmimit. Ajo ka pohuar se shtetasi Abedin Oruçi i ka dhënë shumën prej 15,000 lek në formë dhurate për fëmijën.

Nga deklarimi i mësipërm marrim një indicie të rëndësishme se shtetasi Abedin Oruçi ka kërkuar kryerjen e filmimit të shtetasit Safet Gjici dhe se ky shtetas i ka dhënë përfitime pavarësisht emrit që i vendos kjo shtetase.

Nga komunikimet e datës 06.06.2023 me shtetasin Abedin Oruçi, pas ndodhjes së aktit seksual me të pandehurin Safet Gjici (referuar orarit të komunikimit) kuptohet se e pandehura Alma Kaçi i ka dhënë kartën ku ishte fiksuar video seksuale shtetasit Abedin Oruçi dhe kërkon ta marrë atë nga ky i fundit.

Nga komunikimet rezulton se Abedin Oruçi kujdeset që t’i kujtoj se nuk i ka dhënë lek, duke imponuar tek ajo që në çdo rast të thotë këtë.

Konkretisht, Abedini shkruan: Datë 06.06.2023, ora 14:27:50 (Abedinj): Pa problem ca ke len do e marrish patjetër lek stë ka dhënë kush…pa problem ta sjellin atje.

Gjykata vlerëson se nga kjo bisedë e ndodhur midis të pandehurës Alma Kaçi dhe shtetasit Abedin Oruçi po në ditën kur ka ndodhur filmimi i aktit seksual në zyrën e Safet Gjicit, qartësisht përftohet një indicie se ky i fundit i ka dhënë shtetases Alma Kaç një shumë monetare për realizimin e aktit seksual e regjistrimin e tij. Gjykata vlerëson se nëse Abedin Oruçi nuk do i kishte dhënë lekë të pandehurës Alma Kaçi nuk do të kishte asnjë arsye t’i kujtonte kësaj të fundit se nuk i ka dhënë lekë.

Komunikimi i mësipërm vlerësohet edhe në raport me deklarimin e parë (datë 17.06.2023) të të pandehurës Alma Kaçi ku ajo ka shpjeguar se kryerjen e materialit filmik ja ka kërkuar shtetasi Abedin Oruçi.

Përveç komunikimeve të cilat kanë rezultuar me rëndësi nga këqyrja e aktit të ekspertimit, në lidhje me ndërtimin e plotë të faktit penal kanë rëndësi edhe komunikimet e evidentuara nga këqyrja e videove të gjetura në telefonin që i përket të pandehurës Alma Kaçi, ku janë regjistruar komunikimet e zhvilluara midis shtetasit Abedin Oruçi dhe të pandehurës Alma Kaçi, ku kjo e fundit i kërkon vazhdimisht kthimin e videos me natyrë seksuale.

safet gjici alma kaçi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...