14 February 2024, 21:38
Nga M.B
Edi Rama dhe Anthony Blinken
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinkenit ka të bëjë edhe me rolin e Shqipërisë në Ballkan si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjithë fqinjët. Këtë koment Rama e bëri në një intervistë për emisionin “Context” në ATV, në Kosovë. Vizita e Blinkenit në Shqipëri vjen në kuadër të një udhëtimi dyditor, që përfshin edhe ndalesën në Gjermani, ku ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, së bashku me zv.presidenten amerikane Kamala Harris, e cila do të mbajë fjalimin kryesor.
“Në fund të fundit, Shqipëria nuk është as një vend i madh, as një fuqi ushtarake. Por, më sa duket është vend i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për faktin se në këtë kohë kaq të trazuar dhe me kaq shumë ngarkesë për sekretarin e shtetit dhe angazhimin e SHBA-së në botë ai e sheh të nevojshëm dhe e gjen kohën për të ndaluar në Shqipëri, patjetër që nuk është pak”, tha Rama.
Rama e lidhi vizitën e Blinkenit edhe me politikën e jashtme dhe angazhimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Vizita do të thotë se Shqipëria është ngjitur një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që kemi bërë në politikën tonë të jashtme dhe falë një sërë angazhimesh të paimagjinueshme të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama.
Vizita e Blinken është e gjashta e një sekretari amerikan deri më tani në Shqipëri, dhe e para prej vitit 2016, kur Tirana u vizitua nga ish-sekretari John Kerry.
anthony blinken edi rama
Politike
14 February 2024, 21:25
M.B
Ulsi Manja
HAGË- Shqipëria ka nënshkruar dhe është bërë pjesë e Konventës Lubjanë-Hagë. Sipas m...
Politike
14 February 2024, 21:10
r.ll
edward joseph
SHBA- Studiuesi amerikan Edward Joseph, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor ka komentuar...
Politike
14 February 2024, 20:28
Ilirian Agolli
Tirana
TIRANA- Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekr...
Politike
14 February 2024, 19:47
M.B
Edi Rama dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Në tubimin e radhës së mbajtur nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha,...
Politike
14 February 2024, 19:52
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se 20 shkurti është dita e qytetarëve dhe dita e ndëshkimit të Rili...
Politike
14 February 2024, 19:24
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në mitingun e radhës të zhvilluar nga mbështetësit ...
Politike
14 February 2024, 19:13
M.B
Sali Shehu
TIRANA- Fryma e Re Demokratike, me ftesë të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka paraqitur qëndrimin politik si dhe pr...
Politike
14 February 2024, 19:20
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha për qytetarët se 20 shkurti është dita e qytetarëve, sipas tij pë...
Politike
14 February 2024, 19:18
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së ka mbajtur sonte fjalimin e radhës para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë...
Politike
14 February 2024, 19:01
M.B
Kryeministria
TIRANA- Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme është vendosur që numri i punonjë...