20 May 2026, 09:15
Nga E. D
Edi Rama, Kim Min-seok
KORE E JUGUT- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Koresë së Jugut, Kim Min-seok. Sipas mediave koreane, referuar zyrës së shtypit të kryeministrit Min-seok, dy liderët kanë diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Kryeministri korean tha se mezi pret të zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se kombi ballkanik ka emëruar atë që njihet si “ministri i parë i inteligjencës artificiale (IA)” në botë dhe se Koreja e Jugut gjithashtu i kushton rëndësi IA-s dhe teknologjive të nivelit të lartë.
Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka deklaruar se Koreja e Jugut është një burim frymëzimi për Shqipërinë për sa i përket zhvillimit kombëtar dhe të dy vendet kanë shumë ngjashmëri, pasi kanë kapërcyer vështirësitë dhe kanë arritur zhvillim ekonomik dhe demokraci, edhe pse janë shumë larg gjeografikisht.
Ai tha se Shqipëria është e interesuar në forcimin e bashkëpunimit në fushat e tregtisë, investimeve dhe inteligjencës artificiale. Takimi u zhvillua ndërsa Rama vizitoi Seulin për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare./Dosja.al
edi rama kim min-seok
Politike
19 May 2026, 21:33
E. D
Luciano Boçi
DURRËS- Në përfundim të dëgjesës publike të zhvilluar në Durrës, bashkëkryetari i Ko...
Politike
19 May 2026, 21:02
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Grupi i punës i ekspertëve nga 27-të shtetet anëtare të BE-së i quajtur ndryshe COELA u mblodh ...
Politike
19 May 2026, 20:25
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Europian mbetet i ndarë sa i përket progresit të Shqipërisë në negociatat e anëtar&eum...
Politike
19 May 2026, 18:56
E. D
Milo Gjukanoviç
MAL I ZI- Ish-presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka folur së fundimi lidhur me aferën “S.Ç&...
Politike
19 May 2026, 17:55
E. D
Luciano Boçi
DURRËS- Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe kryetari i Komisionit për Reformën Territoriale, Luciano Bo&cced...
Politike
19 May 2026, 17:45
E.d
Foto nga takimi
SARANDA- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zhvilluar një takim me drejtues të policisë, IKMT dhe institu...
Politike
19 May 2026, 17:32
E. D
Igor Filkov
SHKUP- Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka reaguar ndaj protestave dhe debatit publik për kërkesat që provimi ...
Politike
19 May 2026, 16:44
E.d
Bledi Himçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Bledi Himçi ka reaguar pas rritjes së tarifave nga Posta Shqipta...
Politike
19 May 2026, 16:13
E. D
Denion Meidani
SHKUP- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka ndërmarrë një lëvizje në kulmin e krizës në Maqedonin...
Politike
19 May 2026, 16:21
E.d
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas kërcënimit ndaj gazetarëve Ervin Dushi dhe Fatjon Gjinaj. Pë...