14 September 2026, 12:30
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se në epiqendër të takimeve gjatë qëndrimit në SHBA ka qenë narkoshteti i Edi Ramës. Gjatë një konference për mediat, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama se është i lidhur me me kartelet e drogës.
Sipas tij, gjatë diskutimeve të zhvilluara në SHBA gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet. Ai shtoi se në epiqendër të të gjitha bisedimeve kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.
Sali Berisha: Edi Rama u tmerrua. Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues dhe non-stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekti i një vepre satirike që kanë filluar ta shkruajnë. Ndaj dhe unë, në detyrim ndaj shqiptarëve, duhet të informoj për takimet që pata, për pjesëmarrjen në konventë, takimet me zyrtarët e lartë, përfaqësues të lartë të Kongresit të SHBA, por edhe të administratës së presidentit Trump, takime me diasporën shqiptare në Nju Jork, në Teksas dhe kudo që shkuam. Së pari, në vizitën tonë, ne kishim qëllim të qartë të paraqisnim pikëpamjet e opozitës para përfaqësuesve të lartë të popullit amerikan, të SHBA, përfaqësuesve të lartë në Kongres dhe në administratë. Garantoj shqiptarët se në takimet tona, nuk ka pasur asgjë personale.
Gjithçka ka qenë në interesin e çdo shqiptari që dëshiron të jetojë i lirë dhe me dinjitet në këtë vend, që dëshiron të zgjedhë njerëzit që do për përfaqësim, që dëshiron që Kushtetuta të mbizotërojë dhe shteti ligjor të mos jetë i zëvendësuar nga shteti i mafies. Kështu që në epiqendër të të gjitha bisedimeve tona në takime të veçanta me kongresmenë, me senatorë, me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit Trump kanë qenë së pari narkoshteti dhe pasojat shkatërrimtare të tij mbi ekonominë, qenien, rendin kushtetues, shtetin ligjor në Shqipëri.
Shokun e tmerrshëm demografik të tij ndaj shqiptarëve! Unë besoj se në takimet tona të paraqitura gjerësisht para jush për të mos i rikthyer nga e para, ne kemi qenë avoketër të ndershëm të interesave të qytetarëve shqiptarë. Ne u ndalëm me miqtë tanë në historikun e transformimit të Shqipërisë në narkoshtet si një politikë zyrtare e Edi Ramës. Në lidhjet direkte të Edi Ramës, qeveritarëve të tjerë, familjarëve të tij me klanet më të rrezikshme, me kartelet më të fuqishme të drogës. Me Sinaloan, me kartele të tjera në Aruba, Majorka dhe vende të tjera. Pra, në qoftë se me përkufizimin e narkoshtetit, angazhimi i elitës politike me trafiqet dhe drogën është një nga kushtet në Shqipëri është i implikuar direkt kryeministri, vëllai i tij, zyrtarë të tjerë dhe kjo me fakte dhe prova të pakundërshtueshme./Dosja.al
sali berisha edi rama takim
Politike
14 September 2026, 12:19
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në SHBA së bashku...
Politike
14 September 2026, 11:48
I.A
Jamarbër Malltezi
TIRANË- Jamarbër Malltezi ka bërë një padi të re ditën e sotme në SPAK. Në një dek...
Politike
14 September 2026, 11:36
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje drejtuesve politikë për bashkëpunim në zgjedh...
Politike
14 September 2026, 11:16
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka deklaruar se familjarët e emigratëve shqiptarë të cilët kanë njoftuar nj&eu...
Politike
14 September 2026, 11:18
I.A
Ambasada amerikane në Prishtinë
KOSOVË- Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që t&e...
Politike
14 September 2026, 11:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Kreu i PD-së Sali Berisha...
Politike
14 September 2026, 09:54
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për vl...
Politike
14 September 2026, 09:50
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të r...
Politike
14 September 2026, 08:17
E.d
Edi Rama
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur në të gjithë vendin viti i ri shkollor 2026-2027. Përmes një postimi në rr...
Politike
14 September 2026, 08:04
E.d
Mirela Kumbaro
TIRANA- Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2026-2027, për mbi 340 mijë nxënës, nga të cilët 2...