29 May 2025, 21:41
Nga r.ll
rama, von der leyen
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit “Karli i Madh” për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kjo ceremoni u zhvillua në Aachen të Gjermanisë
“Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjioz “Charlemagne Prize” për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen”, shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.
Politikania gjermane e mori çmimin në sallën e kurorëzimit të Bashkisë së Ahenit. Gjatë ceremonisë mbajti fjalën Von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Mbreti Felipe VI i Spanjës. Në fjalën e tij, Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Ursula von der Leyen i jep Evropës një zë përfaqësues në botë.
Pas fjalimit të Merzit, Von der Leyen mori Çmimin e Karlit të Madh, ndërsa më pas foli për kuptimin që ka për të Evropa dhe si e sheh ajo të ardhmen e kontinentit. Më tej, von der Leyen bëri thirrje për ndërtimin e një "Evrope të pavarur".
"Epoka e ardhshme e madhe, projekti ynë i ardhshëm i madh unifikues, duhet të jetë një Evropë e pavarur", deklaroi Von der Leyen. Sipas saj, kjo vlen jo vetëm për vendet e Bashkimit Evropian, por edhe për vendet në të gjithë kontinentin. Ajo deklaroi se Evropa duhet të "marrë çështjet në duart e saj". Sipas saj, rendi botëror karakterizohet përsëri nga "përpjekjet perandorake për pushtet dhe luftërat perandorake".
Çmimi Ndërkombëtar i Karlit të Madh i Aachenit jepet që nga viti 1950 dhe konsiderohet nderi më i lartë për meritat në mbështetje të unitetit evropian. Këtë vit, për herë të parë, ai shoqërohet me një milion euro, të cilat do të investohen në projekte proevropiane.
ursula von der leyen edi rama
Politike
29 May 2025, 21:24
r.ll
thaçi dhe ish-kreret e uck
KOSOVË- Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e ish-krerëve të UÇ...
Politike
29 May 2025, 20:47
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur sot lidhur me pjesëmarrjen e saj në takimin e Asambles&e...
Politike
29 May 2025, 19:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot hapjen e kutisë së votimit në një qendër votimi n&eu...
Politike
29 May 2025, 19:08
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në list...
Politike
29 May 2025, 18:42
r.ll
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga burgu lidhur me marrjen e tij zyrtarisht si të pandehur. ...
Politike
29 May 2025, 18:37
Blerina Gjoka
sali berisha
TIRANË- Kuvendi rinisi të enjten punimet pas një ndërprerje më shumë se 2 mujore për shkak të fushat&...
Politike
29 May 2025, 17:54
N.F
Neil Holland
KOSOVË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland ka shprehur shqetësimin për situatën...
Politike
29 May 2025, 17:46
r.ll
selia e pd
TIRANË- Komisioni i Ankimeve dhe Sanskioneve do të mbajë ditën e nesërme seancën për shqyrtimin e kërkes...
Politike
29 May 2025, 17:41
r.ll
besnik bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, Besnik Bislimi, i cili njëkohësisht &eu...
Politike
29 May 2025, 17:13
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka bërë me dije se ditën e sotm...