12 May 2025, 15:46
Nga Blerina Gjoka
foto ilustruese
TIRANË- Në një deklaratë e përbashkët, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti i Studimeve Politike dhe Qëndresa Qytetare thanë të hënën se klima e zgjedhjeve ishte e polarizuar dhe se vëzhguesit vërejtën presione apo survejim të votuesve nga persona të paautorizuar jashtë qendrave të votimit.
Një humbje të shansit të Shqipërisë për të treguar një proces zgjedhor me standarde europiane i konsideroi zgjedhjet Afrim Krasniqi, drejtor i ISP-së.
“Kemi parë përfshirjen e grupeve të ndryshme informale në fushatë,” tha ai duke shtuar një sërë me problematika të ngjashme nga proceset e mëparshme, që nga listat e kandidatëve për deputetë me probleme me drejtësinë, përdorimin e burimeve publike në fushatë, patronazhimin e votës, etj…
Sipas Krasniqit, “incidentët në ditët e votimit ishin tregues i tensionit të madh politik dhe se partitë në vend të ndihmonin në integritetin e zgjedhjeve krijuan gati-gati struktura paralele”.
Kryetarja e KSHH-së, Erida Skëndaj, rreshtoi një sërë problemesh të raportuara nga 60 vëzhguesit e kësaj organizate në ditën e votimit, ndërsa shtoi se klima e përgjithshme e zgjedhjeve ishte shumë e polarizuar.
Një ndër qendrat e vëzhguara ishte dhe ajo e burgut 313 në Tiranë ku raportohet se të burgosurit porosisnin njëri-tjetrin për të votuar.
“Raportohen raste sporadike të perceptimeve nga Komisionerë në IEVP 313 se të dënuarit janë dëgjuar që porosisin njëri tjetrin për të votuar. Në QV të vendosur pranë IEVP Durrës (në ambientet e xhamisë së institucionit), u vërejt mbipopullim në korridorin që të çonte drejt kësaj QV, çka krijonte premisa që të dënuarit në bashkëbisedim të ndikonin tek njëri -tjetri”- thuhet në raportin paraprak të KSHH-së.
Personat e paautorizuar dhe sjellja e vëzhguesve partiakë shihet si një ndër shqetësimet kryesore të procesit të votimit.
KSHH ka vërejtur, sipas raportit, se “në disa nga QV të monitoruara është vërejtur prezencë e personave të paautorizuar brenda perimetrit 150 m të QV, sjellje të papërshtatshme me elementë diktues dhe që krijojnë premisa për intimidimin e zgjedhësve nga vëzhguesit partiakë si dhe persona që qëndrojnë jashtë perimetrit 150 m por vëzhgojnë në mënyrë sistematike zgjedhësit që hyjnë e dalin nga QV”.
Veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, si shit-blerja e votës, vijon të jetë një problem edhe në këto zgjedhje bazuar në denoncimet që janë bërë.
“Angazhimi solemn i kryetarëve të partive, sipas nenit 64 të Kodit Zgjedhor, mbetet formal dhe shitblerja e votave mbetet një fenomen i cili nuk dënohet në mënyrë serioze, publikisht prej tyre”- thekson KSHH-ja.
KSHH vlerëson se pavarësisht denoncimeve krimet zgjedhore vijojnë të mbeten të paraportuara nga qytetarët për shkak të frikës nga hakmarrja apo viktimizimi dhe se në këto kushtet hetimet proaktive të prokurorsë duhej të ishin më të larta. “Pro-aktiviteti i organit të prokurorisë në nisjen me iniciativë të rasteve duhet të ishte më i lartë, duke patur parasysh edhe komunikimet e mëhershme që monitorohej në terren fushata zgjedhore”- thekson deklarata e tre organizatave./Reporter.al
zgjedhjet e 11 majit
Politike
12 May 2025, 15:45
E. D
Farah Karimi
TIRANË- Koordinatore Speciale dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Farah Karimi, kur u pyet p&eu...
Politike
12 May 2025, 15:38
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gati gjysma e kutive me fletët e votimit të 11 majit për zgjedhjet parlamentare janë numëruar. Nga re...
Politike
12 May 2025, 15:29
E. D
Lamberto Zannie
TIRANË- Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, ambasadori Lamberto Zannier, foli sot në kon...
Politike
12 May 2025, 15:23
E. D
Lamberto Zannier
TIRANË- Shefi i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR-it, Ambasadori Lamberto Zannier, duke folur n&...
Politike
12 May 2025, 15:22
E. D
Farah Karimi
TIRANË- Misioni i OSBE-ODHIR mbajti këtë të hënë një konferencë për shtyp në lidhje me zgedh...
Politike
12 May 2025, 15:18
E. D
Michael Gahler
TIRANË- Michael Gahler, vëzhgues i OSBE-ODIHR në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, duke folur në konfrenc&eu...
Politike
12 May 2025, 15:15
E. D
Björn Söder
TIRANË- Vëzhguesi i OSBE/ODHIR, Björn Söder, ka komentuar zgjedhjet e 11 Majit, teksa deklaroi se disa prej ...
Politike
12 May 2025, 15:14
E. D
Farah Karimi
TIRANË- Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Fa...
Politike
12 May 2025, 15:11
E. D
Simone Billi
TIRANË- Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë dalë në një konferencë p&eu...
Politike
12 May 2025, 15:08
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- OSBE/ODIHR në konferencën ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka ...