26 September 2023, 15:55
Nga I.A
Boiken Abazi
TIRANË- Ish-Kryetari i Lëvizjes VetëVendosje në Shqipëri Boiken Abazi ka deklaruar se Parlamenti i Shqipërisë duhet që të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për situatën në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se në këtë mbledhje duhet që të vendos njëzëri dënimin e aksionit terrorist të Serbisë në Kosovë, kërkesë për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë si dhe ripozicionimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi.
Postimi i Plotë:
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë e ka për detyrim kushtetues të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme për situatën në Kosovë, për faktet që janë bërë publike për lidhjen e drejtpërdrejtë të Beogradit zyrtar dhe "Listës Serbe" në financimin, organizimin dhe furnizimin me armë për sulmet terroriste ndaj Kosovës, që janë drejtuar nga nënkryetari i Listës Serbe (siç u vërtetua dje dhe sot me dokumente dhe me pamje filmike), ndër personat më të afërt me Vuçiqin, terroristi Milan Radojiçiq - i shpallur "non-grata" edhe nga ShBA.
Është jetike që Parlameti i Republikës së Shqipërisë të vendos sa më parë dhe njëzëri:
1. Dënimin e aksionit terrorist të Serbisë në Kosovë.
2. Dënimin e tentativës për legjitimimin e terrorizmit të Serbisë me mashtrimet e Vuçiqit dhe propagandën e qeverisë së Serbisë.
3. Denoncimin e shpalljes së turpshme të ditëve të zisë nga shteti i Serbisë për nderimin e terroristëve serbë që sollën një arsenal të tërë armësh në Kosovë dhe vranë policin Afrim Bunjaku.
4. Kërkesën për caktimin e masave dhe sanksioneve ndaj Serbisë - një shtet gjenocidal i papenduar që vazhdon agresionin ndaj Kosovës dhe popujve të tjerë të rajonit.
5. Ripozicionimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Serbisë!
Miqësia Rama-Vuçiq sot duhet të marrë fund! Republika e Shqipërisë ka një nevojë urgjente, si dhe një detyrim kushtetues dhe moral, që të veprojë pa humbur kohë.
boiken abazi tensione në veri të kosovës
Politike
26 September 2023, 15:24
I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Fredi Belerit për ndryshim vendimi të dhënë nga GJKKO-ja p...
Politike
26 September 2023, 15:06
I.A
Edi Rama
TIRANË- Pasi reagoi për zinë e shpallur në Serbi për 3 terroristët e grupit që vrau policin Afrim Bunjaku ...
Politike
26 September 2023, 13:59
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Serbisë për të shpallur 3 ditë zie për shtetasit e tyr...
Politike
26 September 2023, 13:53
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka deklaruar se bashkëpunimi do të vazhdojë me çdo fa...
Politike
26 September 2023, 12:39
h.k
Takimi Hasani dhe Soreca
TIRANË- Ministri i Punëve për Evropën dhe punët e Jashtme Igli Hasani ka zhvilluar një takim me amba...
Politike
26 September 2023, 11:52
h.k
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi doli ditën e sotme në një konferencë për mediat n&e...
Politike
26 September 2023, 11:33
h.k
Rozeta Hajdari, Ministre e Ekonomisë dhe Industrisë së Kosovës
TIRANË-Rozeta Hajdari ministre e Ekonomisë dhe Industrisë...
Politike
26 September 2023, 11:14
h.k
Ervin Mete
TIRANË-Ervin Mete, Ministri i Financave dhe Ekonomisë ka marrë fjalën në tryezën e minestralit të Ministrave...
Politike
26 September 2023, 10:32
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të niset pasditen e sotme drejt Italisë. 'Reporttv' raporton se Rama do të zhvillojë nes...
Politike
26 September 2023, 09:43
A.B
Edi Rama
TIRANË- Gjatë takimit të ministrave të Ekonomisë së BE-së dhe Ballkanit në Tiranë, në kuad&...