4 November 2025, 09:40
Nga E. D
Aurora Tila
ITALI- Gjykata në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, i cili vrau shqiptaren Aurora Tila. 13-vjeçarja humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.
Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen. Sipas prokurorisë, pasi Aurora u përpoq të kapte kangjellat për të shpëtuar, ai e goditi në duar me gjunjë për ta detyruar të binte. Dëshmitarë në vendngjarje kanë konfirmuar versionin e ngjarjes.
Gjyqi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, çka i dha të riut të drejtën për një ulje të dënimit me një të tretën. Prokuroria kishte kërkuar 20 vjet e 8 muaj, ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin nga akuzat, duke pretenduar se bëhej fjalë për një aksident apo një veprim të paqëllimshëm.
Gjykata njohu të gjitha rrethanat rënduese, përfshirë edhe përndjekjen që vajza kishte përjetuar para ngjarjes, ndërsa e vetmja rrethanë lehtësuese e pranuar ishte mosha e vogël e autorit. Arsyetimi i plotë i vendimit pritet të publikohet brenda 90 ditësh. Në sallën e gjyqit ishte e pranishme edhe nëna e Aurorës, Morena Corbellini.
“Jam e kënaqur me dënimin, edhe pse 20 vite do të ishin më të përshtatshme. Të paktën drejtësia u vu në vend. Kam besuar gjithmonë tek drejtësia," tha ajo.
Ajo njoftoi gjithashtu se do të krijojë një shoqatë në emër të vajzës së saj, me synimin për të ndihmuar të rinjtë dhe gratë që përballen me dhunë apo manipulim në marrëdhënie. Ndërkohë, avokati i të miturit, Ettore Maini, deklaroi për mediat se do të apelojë vendimin, duke vënë në dyshim besueshmërinë e disa dëshmitarëve dhe autenticitetin e regjistrimeve audio të procesit hetimor./Dosja.al
edi rama gjykata italiane
Politike
4 November 2025, 09:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se duke filluar nga janari i vitit 2026 pensionet do rriten çdo muaj përtej ...
Politike
4 November 2025, 08:21
E. D
Edi Rama
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga kantieri i punës në hyrje të Shkodrës. Përmes një po...
Politike
4 November 2025, 07:58
E. D
foto ilustruese
SERBI- Kuvendi i Serbisë pritet të miratojë një ligj të posaçëm për të përshpejtuar pr...
Politike
4 November 2025, 07:48
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Samiti për zgjerimin e BE-së do të zhvillohet sot në Bruksel, ku do të marrin pjesë u...
Politike
4 November 2025, 07:25
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit...
Politike
3 November 2025, 22:26
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me rastin e paraqitur sot në Policinë e Kosovës teksa u ...
Politike
3 November 2025, 21:36
E. D
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë t&e...
Politike
3 November 2025, 20:57
E. D
pamje nga vendngjarja
DURRË- Pasi Gjykata Kushtetuese riktheu Erion Veliajn si Kryetar i Bashkisë së Tiranës ka 'shpërthyer' fest...
Politike
3 November 2025, 20:45
E. D
KQZ
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar raportin e plotë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike p&eu...
Politike
3 November 2025, 20:05
M.L
Elisa Spiropali
HAGË- Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të saj në Ha...