2 November 2025, 12:25
Nga E.d
Xhoana Nano
TIRANË- Bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano ka mbajtur fjalën e saj në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Gjatë fjalës së saj, Xhoana Nano u shpreh se Fatos Nano ishte një person, i cili kishte një zemër të madhe dhe një njeri i cili dinte të falte.
Xhoana Nano deklaroi se Nano nuk e nihte hakmarrjen dhe se nuk pranoi ta nihte. Ajo tha se Fatos Nano ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ku dhe hyri në rrugën e poltikës pa u bërë pis prej saj. Në fund të fjalës së saj, Xhoana Nano tha se Fatos Nano do të mbetet në kujtesë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu i tyre i zemrës.
Fjala e Xhoana Nanos
“Kur vjen një moment i tillë ia vlen të përmblidhen, Fatosi ishte më tepër se një figurë publike, shumë më tepër se ato që janë thënë në histori e media, ishte i vërtetë, nuk dinte të shtirej, nuk merrte poza, e urrente populizmin, bënte atë që besonte dhe besonte në atë që bënte, besonte me shpirt në vlerat Evropiane. Ishte kundër servilizmit dhe paaftësisë, ka hyrë përmes baltës së politikës pas u bërë pis prej saj. Ai kishte një zemër të madhe, një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që jo vetëm s’e kishte por edhe s’pranoi ta njihte dhe e tregoi menjëherë pas burgimit të padrejtë dhe vendi u përfshi në luftë cilvile dhe tregoi atë që është në thelb të një vendi, paqja sociale. Ai solli frymë të re, përplasje alternativash dhe o luftë.
Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë dhe i vështirë, gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët, e donte këtë vend me gjithë shpirt, pvarësisht çmimit personal që iu desh të paguante nuk u lodh për ta parë Shqipërinë më të drejtë. Që nga takimet me burrat e shteteve nga Parisi në Londër e Uashington, në takime ku dalloi mes të tjerash edhe elokuenca e tij e njohur. Të gjitha këto me dhimbje të thellë, shpreh edhe mirënjohjen, mirënjohje që pata fatin ta njihja, të ecja krah tij, të qeshnin e të vuanim bashkë, të jetonim. Dua t’i them edhe një herë publikisht, faleminderit Fatos. Faleminderit që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua. Faleminderit që dhe mirësinë tënde për mua, për ne, për familjen tonë. Do mbetesh në kujtesën tonë jo vetëm si burrë shteti, por edhe si njeriu ynë. U prehsh në paqe”./Dosja.al
xhoana nano fatos nano homazhe
Politike
2 November 2025, 12:26
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirë Fatos Nanos ditën e sotme me një elozhe gjatë homazheve...
Politike
2 November 2025, 12:21
Xhoana Nano
TIRANË- Bashkëshortja e Fatos Nanos Xhoana Nano ka mbajtur fjalën në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. X...
Politike
2 November 2025, 12:14
I.A
TIRANË- Bashkëshortja e Fatos Nanos, Xhoana Nano ka mbajtur fjalën në homazhet e lamtumirës së Fatos Nanos. Në fjalën ...
Politike
2 November 2025, 12:10
E.d
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në homazhet, të cilat po mbahen në nder të ish-kryeministrit Fato...
Politike
2 November 2025, 11:58
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike, Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në homazhet, të cilat po mbahen në Pa...
Politike
2 November 2025, 11:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë...
Politike
2 November 2025, 11:51
E.d
Gramoz Ruçi
TIRANË- Ish-kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në ...
Politike
2 November 2025, 11:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Erion Veliaj ka dërguar nga qelia një kurorë me lule në nderim të ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili...
Politike
2 November 2025, 11:31
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë së lirisë, Tedi Blushi ka marrë pjesë në hom...
Politike
2 November 2025, 11:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gramoz Ruçi, ish-kryetari i Kuvendit ka marrë pjesë në homazhet të cilat po mbahen në Pall...