18 November 2022, 13:22
Nga A.B

Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gjithë vitit.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shtator 2022, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 39,7%, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Rritjen më të lartë e kanë shënuar vizitorët jo rezidentë, me 45.6%. edhe numri i vizitorëve rezidentë u rrit me 30.9%.
Turistët jo rezidentë janë ata që sjellin realisht më shumë të ardhura në ekonomi. Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 15,9%, në krahasim me Shtator 2021.
Ky tregues është ndikuar tërësisht nga të huajt. Numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 23,7%, ndërsa ai i rezidentëve me vetëm 0,8%.
Preferohet qendra dhe bregdeti
Gjatë muajit Shtator 2022, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 39,7%, krahasuar me Shtator 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 84,6%.
Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 44,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 31,3%.
Në muajin Shtator 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (43,2%);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (55,8%);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3%);
Gjatë muajit Shtator 2022, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 15,9% në krahasim me muajin Shtator 2021. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 50,1%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 4,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra ose rulota argëtimi” ka shënuar rritjen më të lartë me 67,9%.
Në muajin Shtator 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
• sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (44,2%);
• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (74,4%);
• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,5%)/monitor
turizem ne shqiperi
Aktualitet
18 November 2022, 12:32
a.l
betonierja në Parkun e Divjakës
DIVJAKË- Banorët kanë ndaluar kalimin e një betoniereje drejt Parkut të Divjakës du...
Aktualitet
18 November 2022, 13:00
d.a.
Droga e kapur
ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është ndaluar për një kontroll në stacionin e trenit Metaponto k...
Aktualitet
18 November 2022, 12:43
A.B
Qytetaret
DIVJAKË- Ka përfunduar protesta e banorëve në Divjakë. Banorët dhe deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori...
Aktualitet
18 November 2022, 12:38
A.B
Avokati dhe Juri Ymeraj
TIRANË-Avokati mbrojtës i Juri Ymerajt, njëri prej personave të shpallur në kërkim për Incinerat...
Aktualitet
18 November 2022, 12:31
A.B
Protestuesit
DIVJAKË- Përshkallëzohet protesta e banorëve në Divjakë. Disa prej tyre kanë goditur kabinën e cila nd...
Aktualitet
18 November 2022, 12:19
a.l
banorët thyejnë xhamin e kabinës
DIVJAKË- Situata e protestës në Divjakë është tensionuar. Banorët jan&eu...
Aktualitet
18 November 2022, 12:14
k.m.
Fazani i humbur
FERGUSSON- Një gjuetar vendas raportoi se kishte parë dhe dëgjuar shpenzin e pakapshëm fazanin me napë të ze...
Aktualitet
18 November 2022, 12:15
a.l
banori nga protesta e Divjakës
DIVJAKË- Protesta e banorëve të Divjakës ditën e sotme kundër vendosjes së traut ele...
Aktualitet
18 November 2022, 12:08
a.l
Ilda Dhori në protestën e Divjakës
DIVJAKË- Deputetja demokrate Ilda Dhori i është bashkuar protestës së ditës...
Aktualitet
18 November 2022, 11:54
a.l
Eduart Sharka
DIVJAKË- Një ndër deputetët që kundërshtoi në mënyrë absolute vendosjen e traut në hyrje t&...